Lloyd’s kërkon këshilla ligjore
Lloyd’s po përgatitet për një sfidë ligjore nga pronarët e qindra avionëve të konfiskuar nga Rusia!
Lloyd’s ka punësuar firmën ligjore Clyde & Co për të këshilluar nëse mund të “mohojë” pretendimet kundër avionëve me vlerë deri në 10 miliardë dollarë.
Kjo pasi, Kremlini po transferon rreth 500 avionë komercialë të huaj në regjistrin rus për t’i vënë ato jashtë mundësive të kompanive të ‘leasing-ut’ që i zotërojnë.
Lëvizja e njëanshme është e paligjshme, sipas ekspertëve, dhe përbën një “vjedhje” të avionëve nga shteti rus në pronësi të kompanive
*Lloyd’s tweet on war in Ukraine
Ukraine war pushes war loss and damages incidents to highest levels since 1991 https://t.co/rM6wzZavoW
— Lloyd's List (@LloydsList) May 13, 2022
AerCap, kompania më e madhe në botë e qiradhënies së avionëve, ka punësuar firmën ligjore Clifford Chance për të këshilluar mbi negociatat e vështira për pretendimet që arrijnë në 3.5 miliardë dollarë, sipas burimeve.
Duke pohur se politikat e ndërmarra nga linjat ajrore ruse duhet të mbulojnë humbjet.
- Burimet nga Lloyd, tregojnë se negociatat ka të ngjarë të zgjasin me vite.
AerCap planifikon të pretendojë kundër policave të sigurimit të mbajtura nga operatorët e linjave ajrore si Aeroflot. Nëse ata dështojnë të paguajnë, firma irlandeze më pas do të kërkojë të rikuperojë humbjet e saj kundrejt mbulesës së saj të sigurimit – një lëvizje që burimet e Lloyd thonë se ende nuk është testuar në gjykata.
“Ne synojmë të ndjekim të gjitha pretendimet tona sipas këtyre politikave në lidhje me asetet tona të dhëna me qira te Russian Airlines, si dhe të gjitha mjetet e tjera juridike që mund të jenë në dispozicion për ne.