Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Banesat, qiratë si mbrojtje kundër inflacionit!

Një apartament nën çati në Manhattan me një pishinë private në çati dhe vaskë të nxehtë do jet në treg për 36 milionë dollarë!

  • Shitësit janë menaxheri i fondit mbrojtës Teddy Kang dhe gruaja e tij, Elise Kang.

Çifti pagoi 16.76 milionë dollarë në vitin 2017, për tre kate në rrugen 55 West 17th në distriktin Flatiron, sipas WSJ

Familja Kang, ka punuar me ‘Toll Brothers City Living’ për të kompletuar një njësi trekatëshe, duke e zgjeruar pishinën në më shumë se 20 metra të gjatë, e cila gjithashtu ka një vaskë të nxehtë dhe dy kate e gjysmë u kombinuan për të krijuar apartamentin mahnitës me 6 dhoma gjumi.

Ndërsa, çifti mbajti gjysmën e katit të mbetur si njësi me qira, që nuk përfshihet në listim apo shitje, dhe pas shitjes shuma deri në 17 milionë dollar del si fitim, plus gjysma e pronës mbetet e paprekur për çiftin e fondit mbrojtës.

Apartment photo credit Compass.inc

Të tre katet e apartamentit lidhen me një shkallë spirale apo skulpturore të veshur me suva veneciane, e cila u frymëzua nga e njejta skenë në Hotel Edition në Parkun Madison Square, tha z. Kang.

Një llambadar me porosi me zinxhirë bronzi zbret në qendër të shkallëve, zbulon agjencia e listimeve Compass

Apartment photo credit Compass.inc

Apartamenti përfshin;

një hapësirë ​​të madhe ndenjeje dhe ngrënieje, dhe ballina të kabinetit të kuzhinës të bërë nga xhami special, sipas agjencionit të listimit Compass.

 

 

@thejournalbiz
burime:wsj/compass
foto:Compass.inc