Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Banka e Amerikës, paralajmron rreziqet nga inflacioni dhe recesioni!  

Investitorët po grumbullojn para, ndërsa perspektiva për rritjen globale bie në një nivel me të ulët pas shqetësimet për inflacionin ne rritje, sipas një sondazhi të menaxherëve të fondeve të Bankës së Amerikës,që tregon për rënie të vazhdueshme të tregut të aksioneve dhe investimeve

Nivelet e parave të gatshme në mesin e investitorëve arritën nivelin më të lartë që nga shtatori 2001,

tregoi raporti, që i përshkruan rezultatet si “jashtëzakonisht të ulëta”.

*BoFA Chart illustration

Sondazhi i këtij muaji me investitorët me mbi 872 miliardë dollarë nën menaxhim tregoi gjithashtu se bankat qendrore shihen si ‘rreziku më i madh per investitoret’  ndjekur nga një recesion global, ndërsa frika nga inflacioni është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008.

Rezultatet tregojnë momentum të zymtë për aksionet globale, të cilat tashmë kanë pësuar humbjen më të gjatë ditore, që nga kriza financiare globale.

  • Frika e një recesioni, rreziqet nga inflacioni dhe lufta në Ukrainë, si shkaqet kryesore tregon sondazhi.

Sondazhi i BofA, tregoi gjithashtu se stoqet e teknologjisë janë në “shkurtimin” më të madh që nga viti 2006.

Aksionet e teknologjisë janë ndëshkuar veçanërisht në shitjet e fundit mes shqetësimeve për fitimet e ardhshme ndërsa normat monetare po rriten

 

@thejournalbiz
burime:Bofa/Bloomberg
foto: Bank of America inc