Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Broadcom, në prag të blerjes së VMware

Kompanitë e teknologjisë po diskutojnë një marrëveshje kesh dhe aksione që mund të vijë së shpejti!

Siç raporton Bloomberg, Broadcom Inc. është në bisedime të avancuara për të blerë VMware Inc.

VMware ka një vlerë tregu prej 40 miliardë dollarësh, ndërsa ajo e Broadcom vlersohet me rreth 222 miliardë dollarë.

*Bloomberg tweet on Braodcom talks w/VMware

Diskutimet e marrëveshjes vijnë afërsisht gjashtë muaj pasi Dell Technologies Inc. ndau 81% të aksioneve të saj në VMware.

Sot, VMware ka një pozicion të fortë në tregun e reve “hibride”, ku kompanitë e mëdha përziejnë shërbimet publike të cloud (si ato të Amazon.co dhe Microsoft Corp) me rrjetet e tyre private.

Broadco, ka qenë në kërkim të një marrëveshjeje për të rritur tregun e saj të softuerit të korporatave.

Kërkesa për ‘cloud’ që kryesisht u mundëson klientëve të marrin me qira hapsire kompjuterike në vend që të investojnë në të tyren, është rritur dyfish kohët e fundit.

Startups dhe bizneset e tjera, që nuk mund të mbështesin departamentet e brendshme të IT-së ishin ndër adoptuesit më të hershëm të cloud, por tani kompanitë në pothuajse çdo industri mbështeten në shërbimet cloud.

Dell përfundoi spinoff-in e aksioneve të saj nga VMware në nëntor.

Aksionarët e VMware, përfshirë Dell-in, morën një divident prej 11.5 miliardë dollarësh. Dell përdori fondet për të shlyer borxhin dhe tha se marrëveshja e pozicionon atë të rritet në tregje të reja inovative

 

@thejournlbiz
burime:Bloomberg
foto:Braodcom