Snap në rënie, shkaku i Inflacionit!
Aplikacioni i preferuar i adoleshentëve, Snap.inc është në rënie të madhe pasi aksionet e kompanisë së mediave sociale bien ndjeshëm
Aksionet e Snap kanë rënë ‘brutalisht’, nga niveli rekord i arritur në Shtator.
Snap Inc. lëshoi një paralajmërim ku planifikonte të ngadalësonte punësimin dhe shpenzimet, duke shtuar rregullimet që kompanitë e mediave sociale po bëjnë për t’u përshtatur me sfidat në tregun e reklamave digjitale.
*Bloomberg tweet on Snap’s internal memo
NEW: Here’s Snap CEO Evan Spiegel’s internal memo to staff in full https://t.co/2QvSo5SHP9 $SNAP
— Bloomberg (@business) May 24, 2022
Snap kohët e fundit po përballet me një sërë çështjesh,
nga rritja e inflacionit tek ndryshimet e politikës së privatësisë së Apple Inc., deri te ndikimet nga lufta në Ukrainë. “Ka shumë për t’u bëre me ne, në mjedisin makro” tha shefi ekzekutiv Evan Spiegel të hënën në një konferencë të JP Morgan Chase & Co.
CEO, Spiegel në një memo për stafin, siç raportohet nga Bloomberg tha “ndërsa të ardhurat tona vazhdojnë të rriten nga viti në vit, ato po rriten më ngadalë se sa prisnim ne për këtë periudhë.”
Aksionet e Facebook-ut ranë më shumë se 7% si dhe aksionet e Pinterest Inc. me më shumë se 10%
Kompania tha se do të ngadalësojë punësimin dhe do të shtyjë disa nga shtesat e planifikuara të stafit të saj për vitin e ardhshëm, si dhe do të vlerësojë pjesën e mbetur të buxhetit të saj 2022 për të kërkuar kursime shtesë në kosto, sipas memorandumit.
Lëvizjet e Snap ndjekin ato të rivalëve si Twitter Inc. dhe Meta.
Meta këtë muaj tha se do të ngadalësonte ndjeshëm punësimin, ndersa Twitter ndërpreu punësimin duke kërkuar ulje të kostove.
Kompani të tjera të teknologjisë, përfshirë Uber-in thanë gjithashtu në fillim të këtij muaji se do të kufizonin shpenzimet dhe punësimin.
Inflacioni rëndoi gjithashtu biznesin e rrjeteve sociale.