Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Dyson, nga fshesat elektrike tek robotët!

Dyson, i njohur më së shumti për fshesat elektrike shtepiake, tani po shkon përtej markës së tyre, duke kërkuar të zhvillojë robotë me AI, të aftë për të ndihmuar cdo familje!

Kompania ka njoftuar planet për të krijuar një qendër të madhe robotike në objektin e saj në Hullavington Airfield, në Wiltshire, që do të punojë në lloje të reja të robotëve “shtëpiake”.

*Dyson tweet on future household robots

Dyson tashmë prodhon fshesë me program robotik

Dyson zbuloi disa nga planet, në një video në ‘Konferencën Ndërkombëtare për Robotikën dhe Automatizimin’ në Filadelfia.

E themeluar në Angli,

Dyson tha se do të investojë në zhvillimin e teknologjisë së re – dhe mbi 50% e rreth 2000 punonjësve të rinj që iu bashkuan kompanisë këtë vit janë inxhinierë, shkencëtarë dhe kodues.

Përveç kësaj,

Dyson deklaroi se po punëson inxhinierë robotikë, duke përfshirë inxhiner kompjuterik, kodues “mekatronikë”.

Dyson, është përpjekur të zgjerojë gamën e produkteve që ofron, dhe kjo është e qartë me produktet e tyre më të fundit në teknologjinë e re – që mori një vlerism të përzier nga klientët që pretendonin se produktet janë mjaft “me pamje të çuditshme” dhe “distopike” midis termave të përdorur. për t’i përshkruar ato.

Dyson hoqi dorë nga tentativa në vitin 2019, kur kompania braktisi një projekt të makinave elektrike.

 

@thejournalbiz
burimi:Dyson/BBC
foto: Dyson