Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Bashkëshorti i Nancy Pelosit blen aksione të Nvidia në vlerë prej miliona dollarësh!

Bashkshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, (Nancy Pelosi) bleu 5 milionë dollarë në aksione të kompanisë së softuerëve dhe çipave kompjuterikë Nvidia, tregojnë zbulimet financiare të disponueshme publikisht, zbulon Forbes.

Paul Pelosi bleu 5 milionë dollarë aksione të kompanisë së softuerëve dhe çipave kompjuterikë Nvidia në qershor

*Forbes tweet lajmi nga Pelosi

Sipas zbulimeve,

Paul Pelosi, i cili zotëron një firmë investimi, bleu rreth 5 milionë dollarë aksionet e Nvidia (NVDA) më 17 qershor.

Blerja e aksioneve vjen pasi Senati që pritet të mblidhet këtë javë për të diskutuar një projekt-ligj dypartiak për të nxitur prodhimin e çipave  gjysmëpërçuesve në vend.

  • Projektligji synon të sigurojë grante, kredi tatimore dhe stimuj të tjerë për kompanitë që të prodhojnë gjysmëpërçues në Shtetet e Bashkuara.

“Kryetarja nuk zotëron asnjë aksion”, tha zëdhënësi i Nancy Pelosi, Drew Hammill, në një deklaratë për Fox Business në lidhje me blerjen e aksioneve të hënën.

Siç shihet nga deklaratat e kërkuara, me të cilat kryeparlamentari bashkëpunon plotësisht, këto transaksione janë shënuar me ‘PS’ për bashkëshortin.

Së fundmi,

kryeparlamentarja demokrate shtoi se bashkëshorti i saj “absolutisht nuk ka bërë asnjë tregtim të aksioneve bazuar në informacionet e saj.

Në vitin 2021,

Nancy Pelosi, shprehu kundërshtimin ndaj ndalimit të anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre nga tregtimi i letrave me vlerë individuale. “Ne jemi një ekonomi me treg të lirë,” tha Pelosi. “Ata duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në këtë.”

 

@thejournalbiz
burime:Forbes
foto:Nvidia.inc