Bashkëshorti i Nancy Pelosit blen aksione të Nvidia në vlerë prej miliona dollarësh!
Bashkshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, (Nancy Pelosi) bleu 5 milionë dollarë në aksione të kompanisë së softuerëve dhe çipave kompjuterikë Nvidia, tregojnë zbulimet financiare të disponueshme publikisht, zbulon Forbes.
Paul Pelosi bleu 5 milionë dollarë aksione të kompanisë së softuerëve dhe çipave kompjuterikë Nvidia në qershor
*Forbes tweet lajmi nga Pelosi
Reporter: "Has your husband ever made a stock purchase or sale based on information received from you?"
Speaker Pelosi: "No, absolutely not." pic.twitter.com/HLIbTvwqKg
— Forbes (@Forbes) July 21, 2022
Sipas zbulimeve,
Paul Pelosi, i cili zotëron një firmë investimi, bleu rreth 5 milionë dollarë aksionet e Nvidia (NVDA) më 17 qershor.
Blerja e aksioneve vjen pasi Senati që pritet të mblidhet këtë javë për të diskutuar një projekt-ligj dypartiak për të nxitur prodhimin e çipave gjysmëpërçuesve në vend.
- Projektligji synon të sigurojë grante, kredi tatimore dhe stimuj të tjerë për kompanitë që të prodhojnë gjysmëpërçues në Shtetet e Bashkuara.
“Kryetarja nuk zotëron asnjë aksion”, tha zëdhënësi i Nancy Pelosi, Drew Hammill, në një deklaratë për Fox Business në lidhje me blerjen e aksioneve të hënën.
“Siç shihet nga deklaratat e kërkuara, me të cilat kryeparlamentari bashkëpunon plotësisht, këto transaksione janë shënuar me ‘PS’ për bashkëshortin.
Së fundmi,
kryeparlamentarja demokrate shtoi se bashkëshorti i saj “absolutisht nuk ka bërë asnjë tregtim të aksioneve bazuar në informacionet e saj.
Në vitin 2021,
Nancy Pelosi, shprehu kundërshtimin ndaj ndalimit të anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre nga tregtimi i letrave me vlerë individuale. “Ne jemi një ekonomi me treg të lirë,” tha Pelosi. “Ata duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në këtë.”