Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Konsumerizmi modern dhe ndikimi i rrjeteve sociale

Op/Ed ; Arsim.Ajeti
arsim@thejournalbiz.com

Ditë më parë, fillloi emisioni i cili argëton miliona shikues në mbarë botën, duke transmetuar drejtpërdrejt disa banorë të ‘ngujuar’ mbrenda një shtëpie, ku çdo lëvizje apo reagim i tyre monitorohet nga publiku ‘online’. Si rezultat, disa pjesëmarrës me kalimin e kohës krijojnë simpatinë e publikut, disa nuk arrijnë t’i bëjnë përshtypje audiencës, por në fund fare vetëm një person del fitues. Pak a shumë, kjo është një skemë, e cila njihet edhe si ‘Vëllai i madh’ ose ‘Big Brother’.

Fillimisht iniciuar nga produksioni hollandez ‘Endemol’, në vitin 1999, Big Brother ka arritur të tërheqë grupmosha të ndryshme, por më të spikaturat kanë qenë moshat e reja, nga 17 deri në 27 vjeç, të cilat shquhen edhe për përdorimin e theksuar të rrjeteve sociale

E gjithë kjo, padyshim, ka sjellë fitime të majme për organizatorët, duke filluar nga klikimet të njohura edhe si ‘click bait’ e deri tek marketingu i sponsorizuar, që kryesisht gjeneron nga shikueshmëria. Pra, interesimi i audiencës e bën këtë ‘spektakël’ ende aktual dhe fitimprurës në trend me kohën aktuale. Prandaj sot edhe kemi ‘privilegjin’ ta përjetojme ‘live’ këtë perlë televizive, qoftë në Shqipëri, Kosovë apo gjetkë.

Tweet mbi sa kohe shpenzojme ne rrjetet sociale

STATISTA tabela mbi sjelljet e konsumatorve

Gjithsesi, këtë herë nuk do të flas për ‘Big Brother’ si dukuri, por do të përpiqem të shtjelloj lidhjen mes konsumerizmit dhe rrjeteve sociale nga pikëpamja akademike, rolin e tyre në ‘trendet’ aktuale, dhe ndikimin qe ka tek shikuesi, apo konsumatori si një produkt përfundimtar.

Miller (2006) konstaton se “ekspozimi ndaj tendencave sociale në një mënyrë ose në një tjetër, na bën të gjithëve me ose pa dëshirën tonë ‘shënjestër’ nga marketingu me ndikim, ndryshe I njohur si ‘influencer marketing’. Si rezultat, ne përfundojmë duke blerë gjëra që nuk na duhen, me para që nuk i kemi, duke u përpjekur të përshtatemi me ‘Trendin’ që na serviret si i tillë, dhe e gjithë kjo realizohet nga ndikimi i promovuar nga’ ndikuesit e mediave sociale”.

Në raportin e fundit mbi trendet sociale, Deloitte zbulon se, tendencat e rrjeteve sociale ndikojnë drejtpërdrejt në ndryshimet e konsumatorëve në mbi 70% të rasteve, dhe kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë.  Lidhja e tendencave dhe e konsumatorëve midis zakoneve nëpërmjet një individi ose një grupi të caktuar që synon të promovojë një produkt ose ide është bërë e pashmangshme.

  • Jo rrallëherë, kjo prirje ndiqet në politikë, e cila promovon një ideologji të caktuar.

Ky fenomen njihet ndryshe në literaturën e Biznesit dhe Marketingut si kategoria e ‘marketingu viral‘, ku dallohen 3 faza themelore, që përcillen nga rrjetet sociale tek individët dhe ato janë;

  1. Rëndësia: Ndikuesi ndan përmbajtjen mbi biznesin apo industrinë e caktuar.
  2. Arritja: Numri i njerëzve që mund të arrihet dhe ndikohet përmes bazës së ndjekësve socialë.
  3. Qasja: Niveli intelektual apo vizual që një ndikues mund të krijojë/ndikojë tek audienca, mbi promovimin e caktuar.

Sa për ilustrim, revista Forbes ka përzgjedhur 10 ndikuesit më të paguar për vitin 2022, ndërsa unë do të veçoja 3 prej tyre:

Cristiano Ronaldo me 500 milionë ndjekës në Instagram, që për një postim paguhet rreth 1.7$ milionë

Lionel Messi me 400 milionë ndjekës në Instagram, që për një postim paguhet rreth 1.5$ milionë

Kim Kardashian dhe motra saj Kylie me 340 dhe 350 milionë ndjekës në Instagram, që për një postim paguhen me rreth 1 $ milionë

Tweet mbi ndikim e rrjeteve socila tek Gjeneratat e reja and the time spent on social media
Tabela nga Insider mbi trendet sociale

Nga ana tjetër, kemi edhe tregimin e kundërt dhe kjo zakonisht ndodh kur keqpërdoret ‘fuqia e rrjeteve sociale’ për çështje selektive, apo private. Vlen të theksohet artisti dhe ‘top ndikuesi’ në këtë fushë, Kayne West, i cili njihet me pseudonimin YE.

Ye, mbrenda një periudhe të shkurtër kohore ka arritur të humbasë rreth 2 miliardë $, nga qasja anti-semitike dhe fjalori degradues në llogarinë e tij zyrtare në Twitter dhe Instagram. Kjo si pasojë ka çuar në humbjen e pothujase të gjitha të ardhurave kontraktuale nga top brendet botërore, si: Adidas, Gap, Balenciaga.

Për më tepër, ish-presidenti amerikan Z. Donald Trump, të cilit i bllokuan llogarinë e Twitter-it pas disa ‘tweet-eve’ që cënonin sigurinë e përgjithshme të SHBA-së, kur ndodhën trazirat në Capitol Hill, ku si rrjedhojë shkaktuan edhe humbjen e bazës së ndjekësve të tij. Ndërsa humbja e zgjedhjeve presidenciale bëri që ai të shënojë humbje edhe në ndikimin që kishte nga postimet apo ‘cicërimat´nga llogaria e tij në Twitter.

Ndërsa në skenën lokale, përdorimi i rrjeteve sociale disi aplikohet mbi baza ad-hoc, dhe nuk është aspak interakativ ‘takova atë, isha aty, i thashë ashtu’, etj. Kjo zakonisht është qasje reaktive ndaj ndodhive sociale dhe jo një shtjellim teme, apo diskutim i mirëfilltë lidhur me fenomenet aktuale.

Tweet mbi TikTok-un dhe kategorite me te kerkuara

The Journalbiz tabela

Mbase, një rast ku kemi një ndërlidhje të fushatës sociale me projektet personale, mbi vetëdijësimin dhe rëndësinë e shëndetit mendor ishte edhe ai i artistes Dafina Zeqiri, e cila me këngën “Duro”, në të cilën ajo flet për vështirësitë dhe problemet me shëndetin mendor, e tëra kjo bëri që ajo shumë shpejt të shndërrohej në një trend viral dhe hashtagu #duro u shpërnda nga shumë ndjekës të saj, si dhe nga vetë ajo.

Ndërsa rasti I Khaby Lame, një emigrant nga Senegali dhe  punëtor fizik në Itali, I cili humbet punën gjatë pandemisë, dhe fill më pas nga monotonia e izolimeve hap llogarin në TikTok dhe fillon poston skeqe humori. Vazhdimi i udhëtimit tij është një storje e jashtzakonshme, të cilën e  kemi hasur veteëm në filmat ‘ hollivudiuan’. Ndërsa ajo sot është bërë realitet pëmes rrjeteve sociale, dhe jo vetëm.

Si përfundim, rrjetet sociale sot kanë një ndikim të madh në shoqëri dhe veçanërisht në grupmoshat e reja, shtrohet pyetja a duhet t’u lihen në dorë vetëm ndikuesve dhe brendeve për promocion? Ndoshta një diskutim mbarëshoqëror mbi këto fenomene dhe ndikimin që ato kanë në shoqëri të bëhet më aktiv, duke përfshirë specialistë të fushës së psikologjisë, shëndetit mendor, arsimit dhe zhvillimit emocional.

@thejournalbiz
gjitha drejtat e rezervuara
Autori mund te kontaktohet ne arsim@thejournalbiz.com
Kontribuan: Linda Gjerbrea, Tracy Newman dhe Altiana Zogaj