Alexa e Amazon-it, do imitoj zërat e të gjallëve dhe të ‘vdekurve’!
Amazon po zhvillon një veçori imituese të zërit për asistentin e saj virtual Alexa që përsërit fjalimin e njerëzve të gjallë dhe të vdekur, sipas WSJ.
Kjo vetem konfirmon tredin e kompanive të tjera që po eksperimentojnë me krijimin e kujtimeve dixhitale, pas vdekjes
Gjigandi i tregtisë elektronike thotë se asistentit të tij virtual i duhet më pak se një minutë regjistrim audio për të imituar fjalimin e dikujt
Shkencëtari kryesor i Alexa, R. Prasad, tregoi një videoklip të funksionit të ri në veprim në konferencën e Amazon re: MARS 2022 mbi inteligjencën artificiale.
Klipi shfaqte një djalë që i kërkonte Alexës t’i lexonte “Magjistarin e Ozit” me zërin e gjyshes së tij.
Z.Prasad tha se Alexa është në gjendje të imitojë zërat, pasi do kete akses në më pak se një minutë audio të regjistruar të një zëri.
Alex’a tweet on conference call
📣 Amazon's annual Alexa developer conference is now open for registration!!! Get a first look at Alexa’s latest innovations to help grow your business.
👉 Register for Alexa Live now: https://t.co/bbMQfd9lOY #AmbientFuture pic.twitter.com/DoREdxTUTI
— Alexa Developers (@alexadevs) June 2, 2022
“Ndërsa AI nuk mund ta eliminojë dhimbjen e humbjes së personit, ajo patjetër mund t’i bëjë kujtimet të qëndrueshme,” shtoi z. Prasad.
Zëdhënësi nga Amazon, nuk pranoi të thoshte se kur funksioni i ri do të shpërndahet për konsumatorët.
Ai tha se funksioni i ri i imitimit të zërit është diçka që kompania ka eksploruar bazuar në përparimet e fundit në teknologjinë A.I.
Highlights from re:Mars official clip from Amazon
A.I i lejon kompanisë të prodhojë një zë me cilësi të lartë me më pak të dhëna në vend që të mbështetet në orë të tëra regjistrimi në një studio profesionale, tha ai.
- Amazon ka vite që punon për të rritur aftësitë e Alexa përtej vendosjes së kohëmatësve dhe luajtjes së muzikës.
Prasad, i cili ka udhëhequr përpjekjet për të zgjeruar aftësitë e Alexa, tha se beson se inteligjenca artificiale së shpejti do të bëhet pjesë e jetës së përditshme, duke shtuar se “ne po jetojmë në epokën e artë të A.I ku ëndrrat tona dhe fantashkenca po bëhen realitet”.