Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

BlackRock, fillon me investimet në BTC për klientët institucionalë!

BlackRock, fondi menaxheues më i madh i parave në botë!

Posa ka lansuar produktin e tij të parë që investon drejtpërdrejt në bitcoin për klientët institucionalë në Shtetet e Bashkuara.

Trusti i ri privat i firmës për bitcoin kërkon të gjurmojë performancën e bitcoin.

*Tweet lajmi mbi  BlackRock dhe Btc

Kriptomonedha më e madhe ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj këtë vit dhe afër 65% nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 68,990 dollarësh në nëntor të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga CoinDesk.

“Pavarësisht rënies së madhe në tregun e aseteve digjitale, ne jemi ende duke parë një interes të konsiderueshëm nga disa klientë institucionalë se si të aksesojmë në mënyrë efikase dhe me kosto efektive këto asete duke përdorur teknologjinë dhe aftësitë tona të produktit,” tha BlackRock në një deklaratë zyrtare

Tweet lajmi mbi BlackRock dhe coinbase per investime ne Btc 

Javën e kaluar, BlackRock njoftoi një partneritet me Coinbase që rriti aksionet e shkëmbimit të kriptomonedhave.

Partneriteti i lejon klientët institucionalë të BlackRock,

të cilët zotërojnë gjithashtu asete dixhitale në Coinbase, të përdorin Aladdin, grupin e mjeteve softuerike të menaxherit të aseteve, për të menaxhuar portofolet e tyre dhe për të kryer analiza të rrezikut për vendimet e investimeve.

Për momentin, partneriteti vlen vetëm për bitcoin.

@thejournalbiz
burime: Forbes/Blackrock
foto:BlackRock.inc