Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

GlobalFoundries dhe STMicro,do ndërtojnë fabrikë në Francë!

GlobalFoundries Inc. dhe STMicroelectronics, dy nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave në botë,

thanë se do të bashkohen për të ndërtuar një fabrikë gjysmëpërçuese në Francë, duke shtuar subvencionet e qeverisë në atë që është bërë një garë globale për të forcuar kontrollin mbi furnizimet teknologjike.

GlobalFoundries dhe STMicro do të ndërtojnë fabrikë për çipa, të mbështetur nga qeveria franceze që synon të rrisë sigurinë e zinxhirit të furnizimit

*Tweet lajmi mbi fabriken e paralajmruar ne France

Fabrika në Francë do të operohej bashkërisht nga dy prodhuesit e çipave dhe do të merrte atë që ata e përshkruan si mbështetje të madhe financiare nga qeveria franceze.

Të tre palët planifikojnë të investojnë një total prej më shumë se 5.7 miliardë dollarë në fabrikë, e cila sipas tyre duhet të hapet deri në vitin 2026 dhe të krijojë më shumë se 1000 vende pune.

Si prodhuesit e çipave ashtu edhe qëllimi i qeverisë franceze ishte të mbështesnin ambicien e Bashkimit Evropian për t’u bërë më pak  të varur nga vendet e tjera për teknologji të rëndësishme.

Gjatë dy viteve të fundit,

SHBA, Kina dhe BE janë garuar për të forcuar aftësitë e tyre vendase për prodhimin e çipave për shkak të një sërë faktorësh.

  • Megjithëse SHBA dhe Evropa kanë kompani lidere në zhvillimin e teknologjisë gjysmëpërçuese, shumë nga prodhuesit aktualë të çipave janë të vendosur në Azinë Lindore, duke përfshirë Tajvanin.

Mungesa globale e çipit,

e cila kohët e fundit ka treguar shenja  të zvogëlimit, gjatjë pandemis që shkaktoi vonesa të transportit në mbarë botën, kjo nxiti tej politikanët të ndërmarrin hapa për të lokalizuar, atë që ka qenë prej kohësh një zinxhir furnizimi me gjysmëpërçues të integruar globalisht.

BE-ja në fillim të këtij viti prezantoi një plan për të vënë në dispozicion rreth 49 miliardë dollarë për të nxitur kërkimin dhe prodhimin evropian të çipave.

Menjëherë pas kësaj, gjiganti i Silicon Valley Intel Corp. njoftoi synimin e tij për të ndërtuar fabrika për çipa të avancuar në Gjermani dhe sugjeroi se projekti do të varet nga mbështetja e qeverisë.

@thejournalbiz
burime:WSJ/Globalfoundries
foto:chips.inc