Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Siguria kibernetike: tregu ilegal ‘Hydra’ mbyllet!

Zyrtarët amerikanë dhe Gjermanë konfirmuan se një përpjekje ndërkombëtare e zbatimit të ligjit ka arritur sukses në mbylljen e tregut më të madh të “rrjetit të errët” në botë,’ HYDRA’

  • Hydra kishte mundësuar sulmet me ransomware, pazaret e drogës, vrasjeve me pagesë dhe aktivitete tjera kriminale.

Mbyllja e lëvizjes kriminale ‘Hydra’ e cila u shërbeu kryesisht vendeve ruso-folëse,është një nga goditjet më të mëdha ndonjëherë kundër rrjetit të errët, një rrjet uebsajtesh në të cilat përdoruesit paguajnë për mallra dhe shërbime të paligjshme duke përdorur kriptomonedha.

*Dark net market penetration, chart by the Economist

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së,

tha se po sanksiononte ‘Hydra’-n dhe një shkëmbimore kriptomonedhash ruse, Garantex, ku më shumë se 100 milionë dollarë transaksione në Garantex ishin lidhur me kriminelët dhe tregjet e rrjetit të errët, duke përfshirë bandën famkeqe ruse,  Conti dhe Hydra.

‘Garantex’ fillimisht u regjistrua në Estoni, autoritetet e së cilës u koordinuan me zbatuesit e ligjit, njofton WSJ

Departamenti i Drejtësisë konfirmon se Hydra përbënte 80% të të gjitha transaksioneve të kriptove të lidhura me rrjetin e errët vitin e kaluar dhe se tregu i paligjshëm kishte mbi 5.2 miliardë dollarë në monedha digjitale që kur filloi në 2015.

@thejournalbiz
burime:WSJ/Barron’s
foto: anonymous.inc