Delta Air and Space X, konsideron Starlink Internet për fluturime të gjata!
Linja ajrore Delta, ka zhvilluar bisedime me SpaceX, sektorin Starlink, dhe ka kryer teste eksploruese të teknologjisë, tha shefi ekzekutiv i Delta, Ed Bastian për WSJ.
Starlink, pjesë e kompanisë hapësinore të Elon Musk, synon t’u ofrojë linjave ajrore internet te shpejt dhe stabil.
- Biznesi satelitor- nga Elon Musk, po përpiqet të ofrojë internet në aeroplanë.
SpaceX, ka ndërtuar Starlinkun, dhe viteve të fundit ka lëshuar satelitë të internetit në orbitën e ulët, duke shitur shërbime për bizneset dhe konsumatorët
Analistët parashikojnë rritje të kërkesës për Wi-Fi në avionët e linjës, pavarësisht ankesave për pritjen dhe shpejtësinë gjatë viteve.
Numri i avionëve të lidhur mund të dyfishohet deri në 20,000 deri në fund të dekadës, sipas Euroconsult, një firmë konsulente në industrinë e satelitëve.
*tweet on the news on Deltanad Starlink -source WSJ
Delta Air Lines Tested @elonmusk SpaceX’s Starlink Internet for Planes, Delta CEO Says 🤯🤯🤯https://t.co/RXr1QY135n
— Tesla Owners Silicon Valley (@teslaownersSV) April 19, 2022
Kompanitë e komunikimit satelitor si Intelsat SA dhe Viasat Inc. kanë tashmë biznese që lidhin mijëra avionë.
Dave Bijur, nënkryetar i Intelsat për aviacionin komercial, tha se shumë linja ajrore po kërkojnë mënyra për të ofruar brez të gjerë me cilësi të lartë në fluturime.
- “Shumë linja ajrore duan të ofrojnë shërbime me cilësi të transmetimit” për klientët e tyre, tha ai.
Delta ka kërkuar të pozicionohet si një shërbim premium për udhëtarët e korporatave të nivelit të lartë, të cilët presin të jenë në gjendje të lidhen kudo që të shkojnë.
Linja ajrore bëri një test testimi duke ofruar internet falas në disa fluturime përpara pandemisë Covid-19.
SpaceX ka prezantuar Starlink si një mundësi të madhe biznesi, disa vite më parë duke parashikuar se njësia do të kishte më shumë se 40 milionë abonentë deri në vitin 2025.