Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

BE, shënon inflacionin më të lartë në dekada!

Çmimet në eurozonë vazhduan rritjen e tyre gjati muajit  Maj, duke arritur një rekord të ri për muajin e shtatë me radhë.

Sipas shifrave paraprake nga zyra e statistikave evropiane tregojn se,

Inflacioni arriti në 8.1% për muajin maj  nga niveli rekord i prillit prej 7.4% dhe më i lartë se pritjet prej 7.8%.

*EU eurostat tweet on inflation

Inflacioni në Gjermani arriti në 8.8% në Maj,

sipas shifrave paraprake- duke tejkaluar ndjeshëm pritjet e analistëve prej 8% dhe duke shënuar një ritje të nga 7.8% në prill.

Inflacioni ne France, gjithashtu tejkaloi pritjet në maj në një nivel rekord prej 5.9%, nga 5.4% në prill.

Ndërsa çmimet e konsumit në Spanjë u rritën me 8.5%  në Maj, duke tejkaluar pritshmëritë prej 8%.

Në të gjithë zonën e euros,

rritja rekord vjetore e çmimeve të konsumit u nxiten nga rritja e kostove të energjisë, e cila arriti në 39.2% (nga 37.5% në prill) dhe rritjes prej 7.5% në çmimet e ushqimeve, dhe alkoolit dhe duhanit (nga 6.3%).

Rritja e çmimeve është përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, veçanërisht kostot e ushqimit dhe energjisë, pasi eksportet janë bllokuar dhe vendet Perëndimore përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga gazi rus.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord të hënën vonë për të ndaluar 90% të naftës së papërpunuar ruse deri në fund të vitit, duke i çuar çmimet dukshëm më lart.

Z Michel, president i Këshillit Evropian, tha se masa e re do godet rreth 75% të importeve të naftës ruse.

Inflacioni,  mbetet i lartë jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA dhe kudo, ndëra bankat qendrore, po balancojnë gjithashtu rrezikun nga recesioni.

 

 

@thejournalbiz
burime:eurostat
foto:Eu