Exxon; projekton ‘mihjen’ e BTC në Dakotën Veriore!
ExxonMobil, prodhuesi kryesor i naftës dhe gazit në SHBA,
po planifikon një projekt për ‘mihje’ bitkoin-it në Dakotën e Veriut, sipas Bloomberg
Exxon nuk ka deklaruar publikisht,
por Eric Obrock, një veteran 10-vjeçar në kompani, “propozoi dhe drejtoi demonstrimin e parë të suksesshëm komercial dhe teknik të Bitcoin – ku minierat e punës shfaqen si një alternativë e qëndrueshme ndaj ndezjes së gazit natyror dhe naftës.
Titulli i Obrock në profilin e tij është këshilltar i perspektivës së industrisë, duke iu referuar tregut të lëngjeve të gazit natyror.
Projekti i Exxon për bitcoin nuk ka të bëjë per të fituar para nga kriptomonedha.
Përkundrazi, kompania është zotuar të reduktojë emetimet si pjesë e një përpjekjeje në mbarë industrinë për të përmbushur kërkesat mjedisore.
Në fillim të marsit, Exxon iu bashkua kompanive të tjera të naftës në angazhimin ndaj nismës së Bankës Botërore “Zero emetime gjer në 2030” të prezantuar në 2015.
Shtytja nga ‘mihja’ e kriptove në fushat e naftës të Dakotës së Veriut mund të fillojë së shpejti, tha Craig Thorstenson, menaxher i programit të lejeve në Divizionin e Cilësisë së Ajrit .
*Cnbc tweet on Exxcon
Exxon is mining bitcoin in North Dakota as part of its plan to slash emissions https://t.co/PtcVO3SQoA
— CNBC (@CNBC) March 26, 2022
Ai vlerësoi se rreth 90% e gazit të prodhuar në shtet kalon në tubacione për t’u përdorur në termocentrale dhe gjetkë.
Pjesa tjetër shkon dëm.
Danielle Fugere, presidente e një grupi aksionero-aktiviste dhe mjedisore, tha se është një hap pozitiv për Exxon që të gjejë një përdorim për gazin, që përndryshe do të digjej në atmosferë. “Po krijon përdorimin e asaj që përndryshe do të tretet kot,” tha ajo.
Por do të ishte më mirë nëse kompania do të punonte në mënyrë më agresive për t’u larguar nga karburantet fosile, tha Fugere.
Per risin të Exxon-it në Dakotën e Veriut, ka raportuara Bloomberg
Ku ndryshe nga nafta,
e cila mund të dërgohet me kamion në një destinacion të largët, dërgimi i gazit kërkon një tubacion.
Nëse një vend shpimi është afër një tubacioni, prodhuesit mund ta shesin atë menjëherë, aty per aty
Përveç rreziqeve mjedisore, ‘mihja e kriptove’ do gjeneroj edhe para.