Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Cisternat e gazit janë në kërkesë të lartë.

Tarifat dhe çmimet për cisternat e gazit apo ‘LNG’ rriten prap!

Teksa Evropa kërkon alternativa ndaj furnizimeve të ndërprera të gazit rus!

Kriza energjetike e Evropës ka nisur një betejë globale mbi cisternat e gazit natyror, duke çuar në një mungesë anijesh dhe duke rritur më tej çmimet rekord të karburantit.

Tweet lajmi mbi LNG Cisternat, dhe krizen e gazit ne EU 

 

Çmimet e gazit në Evropë u rritën me 15% ekstra të hënën!

Kjo pasi Rusia tha se do mbyllte përkohësisht një tubacion kryesor për mirëmbajtje të papritur më vonë këtë muaj.

  • Vendet evropiane rritën blerjet e tyre të gazit natyror të lëngshëm nga SHBA, Katari, pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz.
  • Rritja në Evropë e tërhoqi tregun amerikan të gazit natyror me 3.7% në nivelin më të lartë që nga viti 2008.
  • Para luftës, Rusia mbulonte 40% të furnizimeve me gaz të Bashkimit Evropian, kryesisht nëpërmjet rrjeti tubacionesh.

Tregtarët presin që çmimet e gazit dhe tarifat e cisternëve të rriten edhe më shumë nëse Kina, ku kërkesa është kufizuar nga bllokimet e C-19

Gara për të siguruar cisterna është një tjetër shenjë e riorganizimit të hartës globale të energjisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Lufta ka intensifikuar konkurrencën për furnizime të ngushta energjetike, riorientimin e flukseve të mallrave dhe ka thyer pjesë të tregut global të naftës dhe gazit.

LNG dhe cisternat që transportojnë karburantin ishin në kërkesë të lartë edhe para konfliktit, pasi moti ekstrem kufizoi energjinë hidrike dhe shumë ekonomi kërkuan të hiqnin qymyrin për të reduktuar emetimet e karbonit

Kërkesa për cisterna ka rritur çmimin e anijeve të reja. Rritja e çmimeve të çelikut dhe kapaciteti i kufizuar i kantierit detar po kontribuojnë gjithashtu në inflacionin e cisternave, me çmimet e ndërtimit të ri që i afrohen 240 milionë dollarëve për anije nga 190 milionë dollarët një vit më parë, sipas Rystad.

 

@thejournalbiz
burime: WSJ/Rystad
Foto: Tankers Inc