Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

George Soros blen aksione Tesla

Sipas paraqitjes në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim,

Fondi menagjues ‘Soros Fund’ hapi një pozicion të ri në aksionet Tesla me një total prej 29,883 aksionesh me vlerë mbi 20 milionë dollarë.

Tweet lajmi mbi fondin e  Sorosit dhe aksionet Tesla

Fondi i menaxhimit shtoi gjithashtu investime në aksionet ekzistuese në Lucid dhe Nio.

Vendimi i tij për të blerë aksione  prej 20 milionë dollarësh të Tesla-s vjen menjëherë pasi aksionerët e Teslës votuan në favor të një ndarjeje 3:1 të aksioneve.

Së bashku me Tesla-n, fondi gjithashtu investoi në aksione të ndryshme të automjeteve elektrike këtë vit; mbi 8 milionë aksione të Protera në tremujorin e parë të 2022, por aktualisht mban 2.82 milionë. Në tremujorin e parë, fondi likuidoi aksionet e tij në Fisker.

Fondi i menaxhimit bleu 29,5 milionë aksione në Ford.

Ford ka rritur gjithashtu prodhimin e EV dhe ka parë një rritje prej 76.6% në shitjet e EV në qershor 2022 krahasuar me qershorin 2021.

Investimet e Soros në të dyja kompanitë, si dhe prodhuesit e tjerë të automjeteve elektrike, si Lucid dhe Nio, ka shumë të ngjarë të frymëzojnë më shumë investitorë me pakicë që të konsiderojnë investimin në aksionet e EV!

@thejournalbiz
burime:SEC/Teslarati
foto: Tesla