Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Recesioni global po afrohet, sipas investitorëve!

Një shumicë absolute e investitorëve tani besojnë se ekonomia globale ka të ngjarë të hyn në recesion brenda 12 muajve, sipas sondazhit më të fundit të menaxherëve të fondeve globale të Bankës së Amerikës.

Investitorët e anketuar thanë se rreziku më i madh ishin nivelet e larta te inflacionit.

Tweet lajmi mbi recesionin 

Mbi 58% e të anketuarve besojnë se recesioni është i mundshëm, nga 47% një muaj më parë.

Shifra neto, e cila përfaqëson përgjigje pozitive më pak negative, është leximi më i lartë që nga maji 2020.

Megjithatë, investitorët ishin në përgjithësi më pak pesimistë këtë muaj sesa në korrik, zbuloi sondazhi. “Ndjenja mbetet në rënie, por jo më në rënie te theksuar, pasi rriten shpresat për zvoglimin e inflacionit dhe të normave, që përfundojnë në tremujorët e ardhshëm,” tha Michael Hartnett, kryestrategu i investimeve.

Disa pika të tjera kryesore nga anketa mujore:

  • Pritjet e rritjes dhe shpërndarja në aksione u rritën
  • 88% e investitorëve presin ulje të inflacionit në 12 muajt e ardhshëm
  • Tregtia kryesore është prej kohësh dollari amerikan, por investimi në para ka rënë nga 6.1% në 5.7%
  • Rreziku më i madh serisht del se inflacioni mbetet i lartë, thonë investitorët
@thejournalbiz
burime: WSJ/Bank of America
foto: Recession