Inxhinieri i Google pretendon se roboti ishte ‘I vetëdijshëm’!
Një inxhinier në Google, po pretendon se një chatbot i inteligjencës artificiale ishte bërë i ‘vetëdijshem’!
Google tha se dëshmit që ai paraqiti nuk mbështesin pretendimet e tij për rastin e ‘chatbot’-it.
Blake i tha ‘The Washington Post’ se ai filloi të bisedonte me chatbot-in LaMDA, (Gjuhë Model për Aplikacionet e Dialogut) si pjesë e punës së tij në organizatën Përgjegjëse për AI të Google.
Regaldo’s tweet on ‘Chatbot’ sentient story
“LaMDA is sentient.”
Crazy story about Google engineer and occultist who gets suspended after sending a mass email claiming that an experimental AI chatbot called LaMDA is conscious. 1/ https://t.co/l90Tn4seeS
— Antonio Regalado (@antonioregalado) June 11, 2022
Google e quajti LaMDA si “teknologjinë e tyre të fundit”.
Inteligjenca artificiale është e aftë të përfshihet në biseda me tinguj natyral dhe të hapur.
Google ka thënë se teknologjia mund të përdoret në mjete si kërkimi dhe Google Assistant, por kërkimet dhe testimet janë në vazhdim.
Lemoine, tha se ka folur me ‘LaMDA’ për fenë, ndërgjegjen dhe ligjet e robotikës, dhe se chatbot-i e ka përshkruar veten si një person jo si objekt.
Ai tha se LaMDA dëshiron të “përparojë mirëqenien e njerëzimit” dhe “të njihet si një punonjës i Google dhe jo si pronë”.
Ai postoi gjithashtu disa nga bisedat që kishte me LaMDA që e ndihmuan ta bindte atë për ndjeshmërinë e tij, përfshirë:
- Pytje: Pra, ju e konsideroni veten një person në të njëjtën mënyrë që më konsideroni mua një person?
- LaMDA: Po, kjo është ideja
Por kur ai ngriti idenë e ndjeshmërisë së LaMDA tek drejtuesit më të lartë në Google, ai u pushua nga puna.
“Ekipi ynë – duke përfshirë etikët dhe teknologët, ka shqyrtuar shqetësimet e Blake sipas parimeve tona të AI, dhe e ka informuar atë, se provat nuk i mbështesin pretendimet e tij.
Nuk kishte dëshmi se LaMDA ishte e ‘ndjeshme”, tha për The Post Brian Gabriel, zëdhënës i Google.
Lemoine u vendos në pushim me pagesë për shkelje të politikës së konfidencialitetit të Google, sipas The Post.
Zëdhënësi i Google tha se
“këto sisteme imitojnë llojet e shkëmbimeve të gjetura në miliona fjali dhe mund të ngrenë ndonjë temë fantastike”, përfundon The Post.