Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Kërkesa e lartë për gaz natyror në SHBA ngrit çmimet

Rritja e fundit e çmimeve erdhi si përgjigje ndaj planeve të Rusisë,  për të mbyllur një nga arteriet kryesore në Evropë për disa ditë në fund të muajit.

Mbyllja e njoftuar të premten është ose episodi i fundit i mirëmbajtjes së paplanifikuar përgjatë gazsjellësit jetik Nord Stream ose një akt lufte ekonomike nga ana e Rusisë në hakmarrje për mbështetjen e Evropës Perëndimore për Ukrainën.

Kontratat e së ardhmes së gazit për sezonin e ngrohjes do dyfishohen, ne krahasim me dimrin e kaluar; analistët shohin çmime edhe më të larta!

Tweet lajmi mbi sitaten aktuale ne treg

Eksportet e shpejta të gazit natyror, i cili po transportohet nëpërmjet cisternave, po çojnë në furnizime më të ulëta të SHBA-ve dhe çmime më të larta vendase.

Nivelet më të larta 14-vjeçare të arritura këtë javë nga kontratat e së ardhmes amerikane të gazit natyror tregojnë kërkesën e pandërprerë për gazin amerikan përtej Atlantikut – dhe ka të ngjarë të tregojnë për çmime më të larta në të ardhmen.

Çmimet në rritje në Evropë, nga moti që mbetet më i nxehtë se normalja në pjesën më të madhe të vendit dhe vlugu sezonit të uraganeve, kur stuhitë mund të rrëzojnë platformat e prodhimit në Gjirin e Meksikës, kërcënojnë të rrisin prap çmimet, thonë analistët dhe tregtarët.

“Pothuajse të gjithë treguesit tanë themelorë dhe teknikë vazhdojnë të ndezin dritat jeshile drejt niveleve më të larta të çmimeve,” u tha klientëve firma tregtare Ritterbusch & Associates të hënën, duke parashikuar se çmimet afatshkurtër mund të rriten deri në 11,90 dollarë.

 

@thejournalbiz
burime:WSJ
foto:gazprom