Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Si të regjistrosh biznesin tënd të ri

Pra ke vendosur që të nisësh një biznes, të hapësh një dyqan tregtar, një ordinancë, një kioskë apo çfarëdo biznesi tjetër nga i cili shpreson se do të krijosh të ardhura. Para se të fillosh me ushtrimin e këtij aktiviteti ekonomik ligji kërkon që biznesi të jetë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

“Veprimtaria Ekonomike në Kosovë mund të ushtrohet vetëm nga Shoqëritë Tregtare të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, përveç nëse është përcaktuar shprehimisht ndryshe me ligj”

Këto janë llojet e bizneseve të cilat mund të regjistrohen:

“Një Shoqëri Tregtare mund të themelohet në Kosovë si Biznes Individual, Ortakëri e Përgjithshme, Ortakëri e Kufizuar, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Shoqëri aksionare.

dhe këto janë procedurat për regjistrim.

 Për regjistrimin fillestar të biznesit duhet:

  1. Të plotësosh formularin e aplikimit.

Për secilin lloj të biznesit ka formular aplikimi specifik (për persona fizikë apo për korporatë). Prandaj, aplikuesi duhet të përcaktohet se a do të aplikojë si person fizik (biznes individual, ortakëri etj.) apo si person juridik (korporatë). Më shumë informacioni në ligjin Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare.

  1. Të dorëzosh aplikacionin për regjistrim në ARBK

Aplikuesi (ose personi i autorizuar) e dorëzon aplikacionin personalisht në ARBK-së, së bashku me dokumente të tjera të nevojshme.

Aplikacioni duhet të jetë i nënshkruar nga aplikuesi apo përfaqësuesi i autorizuar.

Ai/ajo identifikohet tek zyrtari ARBK-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi.

Zyrtari i ARBK-së verifikon aplikacionin dhe dokumentet shoqëruese

Për regjistrim fillestar të biznesit nuk aplikohet taksë regjistrimit. Taksë paguhet vetëm nëse aplikuesi kërkon të bëjë ndryshime në biznesin ekzistues.

Regjistrimi i Biznesit Individual ose i Ortakërisë së Përgjithshme në ARBK parashihet të kryhet brenda 2 ditësh.

Dokumentet që nevojiten për të regjistruar një Biznes Individual (B.I.) ose Ortakëri e Përgjithsme (O.P.):

  1. Formulari B,
  2. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë),
  3. Pëlqimin e Përfaqësuesit të regjistruar (nenit 24.5 pika d),
  4. Marrëveshjen e ortakëve të përgjithshëm, për Ortakëri të Përgjithshme (neni 31.1.3)

 Dokumentet e nevojshme për regjistrim të Ortakërisë së Kufizuar (O.K.) –

  1. Formulari A0,
  2. Marrëveshja e shoqërisë (Neni 32.13),
  3. Statuti,
  4. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes,
  5. Pëlqimin e Përfaqësuesit të regjistruar (nenit 24.5)

Regjistrimi i Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare në ARBK parashihet të kryhet brenda 3 ditësh.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K):

  1. Formulari A0,
  2. Marrëveshja e shoqërisë (Neni 82.1),
  3. Statuti (neni 33),
  4. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes,
  5. Pëlqimin e përfaqësuesit të regjistruar (neni 24.5)

Dokumentet e nevojshme për regjistrim të Shoqërive Aksionare (SH.A):

  1. Formulari A0,
  2. Statuti (Nenit 34.1.3)
  3. Marrëveshjen apo Rregulloren e Shoqërisë (Nenit 34.4),
  4. Pëlqimin e përfaqësuesit të regjistruar (neni 24.5)
  5. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim të Kompanisë se Huaj-Dega në Kosovë:

  1. Formulari A0,
  2. Vendimi për hapjen e Kompanisë së huaj,
  3. Vendimin për emërimin e Drejtorit (pasaporta kopje) dhe Përfaqësuesit të regjistruar (letërnjoftimi kopje),
  4. certifikatë apo ekstrakt regjistrimi (origjinal apo kopje e notorizuar, jo me e vjetër se tre muaj nga data e lëshimit në gjuhen shqipe, serbe apo angleze, i noterizuar) që e hap përfaqësinë në Kosovë,
  5. Kopje e pasaportit të pronarit dhe drejtorit të Kompanisë së huaj,
  6. Pëlqimin e Përfaqësuesit të Regjistruar (neni 24.5).

Pronari i biznesit mund të autorizojë aplikuesin që të dorëzojë dokumentet (nevojitet autorizimi dhe kopje e letërnjoftimit).

http://journal.akrepi.host