Intel, investime mbi 36 miliardë dollarësh në BE!
Gjigandi i çipave Intel inc. do të fillojë ndërtimin e një fabrike të re në Gjermani!
Intel Corp tha se do të investojë mbi 36 miliardë dollarë në prodhimin e çipave në të gjithë Evropën,
përfshirë një kompleks të ri të prodhimit e çipave në Gjermani, për të mbajtur ritmin me kërkesën në rritje, raporton WSJ
Shefi Ekzekutiv Pat Gelsinger, tha se Intel kishte zgjedhur qytetin e Magdeburgut, Gjermani, për të vendosur atë që do të jetë një nga objektet më të mëdha dhe më të avancuara të prodhimit të gjysmëpërçuesve në kontinent.
- Është investimi i dytë multi-miliardësh dollarësh që Intel ka njoftuar në vitin 2022.
Intel vitin e kaluar tha se do të zgjerohej edhe në Arizona dhe Nju Meksiko, pasi z. Gelsinger përpiqet të bëjë një hap drejt konkurrentëve si Nvidia dhe AMD
*President of European Commission, tweets on Intel’s deal
Intel's €80 billion European investment plan is a first major achievement under the #EUChipsAct.
This is just the beginning. The #EUChipsAct will make Europe a leader in the global semiconductor production.
Europe is a powerhouse of innovation. And we are open for business. pic.twitter.com/lWPZX4tKE3
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 15, 2022
Tutje z. Gelsinger tha se,
kompania do të investonte një total deri në 80 miliardë euro në Evropë, duke përfshirë objektet (R&D) në Francë, si dhe objektet e prodhimit në Irlandë, Itali, Poloni dhe Spanjë.
Ndërtimi i dy fabrikave të reja në Gjermani do të fillojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, me prodhimin e planifikuar të fillojë në vitin 2027, sipas WSJ.
Ata do të prodhojnë disa nga çipat më të avancuar të kompanisë, qe do t’u shërbenin nevojave të brendshme të Intel-it dhe do të prodhojnë çipa për klientët e jashtëm.
- Intel, është në zgjërim të biznesit duke iu përgjigjur kërkesës së paprecedentë globale të çipave, sidomos gjatë pandemisë.
Shitjet tejkaluan 500 miliardë dollarë për herë të parë vitin e kaluar dhe drejtuesit besojnë se totali mund të dyfishohet në më pak se një dekadë!
Intel po zgjeron gjithashtu prodhimin e saj ekzistues në Irlandë me rreth 13 miliardë dollarë duke dyfishuar hapësirën e saj të prodhimit dhe duke u fokusuar atje në një nga teknologjitë e saj më të avancuara të prodhimit të çipave.
Në Itali, Intel planifikon të shpenzojë deri në rreth 4.9 miliardë dollarë në prodhim, ndërsa
Në Francë, kompania planifikon një strukturë (R&D) dhe në Poloni po rrit hapësirën e saj laboratorike.
- Komisioni i BE-së propozoi 43 miliardë euro mbështetje për industrinë, duke synuar të dyfishojë pjesën globale të prodhimit nga Evropa në 20% deri në vitin 2030.
Thierry Breton, komisioneri evropian për tregun e brendshëm, i cili ka udhëhequr propozimet nxitëse, tha se çipat e avancuar janë një prioritet ekonomik dhe gjeopolitik.
burime: WSJ/Intel/Thejournalbiz
foto:Intel