Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Intel, investon në çipat e inteligjencës artificiale!

Intel kompania e njohur për dominimin e saj në tregun e kartelave të përpunimit qendror,

Së fundmi, ka pësuar rënie pasi investitorët kanë zgjedhur Nvidia dhe AMD, ku kanë dominuar tregun për çipat e krijuar për qëllime të Intelegjences Artificiale dhe industrinë e lojërave kompjuterike.

  • Nvidia, llogaritet lider në tregun e çipave të krijuar për A.I

Gjatë vitit të kaluar, nën drejtimin e CEO-t të ri Pat Gelsinger,

Intel-i ka investuar shumë në prezantimin e softuerit të ri të A.I për linjën e saj në zgjerim të çipave për të përmirësuar chatbot-et AI, njohjen e fytyrës dhe tendencat e filmave, mes tjerash.

  • Nvidia tani përbën rreth 80% të të ardhurave nga tregu i A. I, sipas firmë britanike kërkimore,Informa PLC,
Nvidia, Intel and AMD market revnue chart by Marketwatch 

Çipat e inteligjencës artificiale janë një segment relativisht i vogël, por me rritje të shpejtë të tregut të përgjithshëm të çipave.

Rritja e kërkesës për llogaritje më të shpejta dhe më efikase ka prodhuar dhjetëra kompaani-startup të çipave, ndërkohë që prodhuesit kryesorë të çipave kanë investuar shumë.

Tregu i çipave të inteligjencës artificiale vlerësohej në rreth 8 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe pritet të rritet në mbi 200 miliardë dollarë deri në vitin 2030, sipas hulumtimeve nga Allied Market Research.

Strategjia e Intel është të ndërtojë një fabrike çipash dhe softuerësh me burim të hapur që mbulon një gamë të gjerë nevojash kompjuterike ndërsa AI bëhet më i përhapur ne treg.

“Është e qartë se nën drejtimin e Pat Gelsinger,  Intel-i po investon më shumë në zhvillimin e produktit, dhe nëse investoni më shumë para në zhvillim, duhet të keni një aftësi më të mirë për të ekzekutuar”

Zonja Rivera thotë se Intel është gati ta bëjë këtë hap.

“Ne kemi marrëdhëniet me klientët, ne kemi pozicionin e tregut, ne kemi diferencimin unik – ne vetëm duhet të ekzekutojmë strategjinë tonë,” shton ajo.

 

 

@thejournalbiz
source: WSJ/Marketwatch
Photo:Intel.inc