Hyrje në projekt-ligjin e çipave gjysmëpërçues!
The CHIPS and Science Act of 2022 Apo akti i ‘çipave gjysmëpërçues’
Krijon një fond prej 39 miliardë dollarësh që do të ofron ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për ndërtimin dhe zgjerimin e objekteve të prodhimit të gjysmëpërçuesve, ndër qëllime të tjera, sipas një përmbledhjeje nga Komiteti i Tregtisë së Senatit.
Legjislacioni autorizon afërsisht 200 miliardë dollarë në financimin e kërkimit shkencor dhe teknologjik për vitet e ardhshme.
Direktiva për kërkimin është e gjerë, e lidhur me teknologjinë nga robotika tek llogaritja me performancë të lartë e deri te gjysmëpërçuesit.
*Tweet lajmi mbi aprovimin e projektligjit
The bill 'CHIPS & Science Act" was just approved!
Over $200 billion fund that'll provide direct financial assistance for the construction and expansion of semiconductor manufacturing facilities, among other purposes!#CHIPSAct #semiconductors #amd #intelhttps://t.co/tuM7lFuL9J
— The_Journalbiz (@the_journalbiz) July 27, 2022
Kompanitë që mund të shfrytëzojnë fondet për zgjerimet e SHBA përfshijnë Intel Corp., Taiwan Semiconductor Manufacturing Co., GlobalFoundries Inc., Micron Technology Inc., Applied Materials Inc. etj
Një program i veçantë prej 11 miliardë dollarësh kërkon të bashkëpunojë me industrinë për të avancuar kërkimin në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe trajnimin e fuqisë punëtore, ndërsa një fond tjetër prej 2 miliardë dollarësh synon të përkthejë më shpejt përparimet laboratorike në aplikime ushtarake dhe të tjera.
- Ligjvënësit shtuan 24 miliardë dollarë kredi tatimore për investimet në prodhimin e gjysmëpërçuesve.
- Legjislacioni ka vendosur t’u japë kompanive gjysmëpërçuese 52.7 miliardë dollarë për t’i inkurajuar ato të zhvillojnë dhe të hulumtojnë gjysmëpërçuesit e çipave në SHBA.
Tani për tani,
shumica e çipave janë ndërtuar jashtë vendit, gjë që mbështetësit e këtij legjislacioni thonë se e hap SHBA-në ndaj rreziqeve të sigurisë dhe vonesave të zinxhirit të furnizimit.
Fondi është që kompanitë e teknologjisë të ndërtojnë, zgjerojnë ose modernizojnë objektet, si dhe të vazhdojnë eksplorimin dhe testimin.
Projektligji krijon gjithashtu një kredi tatimore investimi 25% për kompanitë që investojnë në prodhimin e gjysmëpërçuesve për të stimuluar më tej kompanitë amerikane.