Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Microsoft njofton për blerjen e Nuance!

Microsoft Corp. ka përfunduar blerjen e Nuance Communications Inc. (Nasdaq: NUAN),

një mega-marrëveshje prej 19.7 miliardë dollarësh që u njoftua dite më parë.

Njoftimi që Microsoft Corp. (Nasdaq: MSFT) bëri, vjen disa ditë pasi gjigandi i teknologjisë mori leje mbi marrëveshjen nga rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar, hapi i fundit në procesin e shitjes.Marrëveshja mori miratimin e rregullatorit në SHBA, vitin e kaluar.

Yunsun Wee, zëdhënës nga Microsoft, tha se nuk do të ketë asnjë ndryshim në markën Nuance, dhe se Microsoft nuk parashikon ndonjë ndryshim afatshkurtër.

*Tweet on Microsoft acquisition of Nuance!

 

“Planet tona janë që përfundimisht të integrojmë dy ekipet tona në mënyrë që të ndihmojmë bizneset tona të rriten dhe të arrijnë edhe më shumë për klientët dhe partnerët tanë,” shkroi Wee.

  • Kompania e teknologjisë zanore Nuance, është e njohur për ndihmën e Apple Inc. në ndërtimin e asistentit të saj virtual Siri.

Të ardhurat në Nuance ishin afërsisht 1.5 miliardë dollarë në vitin fiskal 2020, me 61.9% të ardhur nga segmenti i saj ne digjitalizimin shëndetësor.

*Nuance përfaqëson hapin më të fundit në strategjinë specifike të industrisë së Microsoft për cloud, dhe marrëveshjen e dytë më të madhe të bërë nga Microsoft pas blerjes së LinkedIn për 26.2 miliardë dollarë në 2016.

 

 

burime;Microsoft/WSJ/Thejournalbiz
foto:Microsoft