Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Microsoft, rënie në të ardhurat për këtë tremujor!

Microsoft, shkurtoi udhëzimet për shitjet dhe të ardhurat për tremujorin aktual, duke përmendur ndikimin e kursit të këmbimit valuator,ku dollari më i fortë amerikan merr një ndikim negative në shitje

Dobësia ekonomike në pjesë të tjera të botës ka ndikuar në shtytjen e dollarit amerikan në nivele rekord ndaj partnerëve të tij tregtarë, gjë që vjen pasi inflacioni ne SHBA është në nivelin më të lartë në gati 40 vite.

*Microsoft Chart growth 2016-2021

Indeksi i dollarit amerikan është rritur më shumë se 6% deri më tani këtë vit dhe ka arritur nivelin e tij më të lartë që nga viti 2002 muajin e kaluar.

  • Rritja e dollarit ka bërë që euro, paundi i Britanisë së Madhe dhe jenit japonez të bien
  • Një dollar i fortë u lejon amerikanëve të blejnë mallra nga vendet e tjera me çmime më të ulëta.

Por dëmton  prodhuesit amerikanë duke i bërë produktet më të shtrenjta për të huajt dhe kjo do të thotë se bizneset amerikane marrin më pak dollarë për eksportet e tyre.

Microsoft,

në raportin e fitimeve të prillit se një dollar më i fortë uli të ardhurat dhe fitimet e kompanisë së softuerit mbi 302 milionë dollarë

Microsoft është kompania e fundit që paralajmëron për ndikimin më të fortë të dollarit në financat. Salesforce Inc. në fillim të kësaj jave përmendi rritjen e dollarit në uljen e perspektivës së shitjeve të saj për vitin 2022

 

@thejournalbiz
Burime:WSJ/Microsoft
foto:Microsoft