Shefi Ekzekutiv i Netflix, blen aksione në vlerë 20 milionë dollarësh!
Z.Hastings posa bleu 20 milionë dollarë aksione në kompaninë e tij, disa ditët pas një projeksioni negativ nga analistët, që solli rënien e aksioneve.
Hastings bleu 51,440 aksione me një çmim mesatar prej 388,83 dollarë për 1 akcion, sipas një njoftimi nga rregullatorët, njofton Barron’s
Aksionet u blenë në emër të trustit të familjes Hasting.
Aksionet e Netflix pësuan rënie, pasi kompania parashikoi më pak abonentë për tremujorin e parë të vitit, jo çfarë kishin parashikuar analistët.
Parashikimi përforcoi shqetësimet se blerjet e reja nga klientët e kompanisë mund të ngadalësohen.
Sipas Forbes Menaxheri i fondeve, Bill Ackman ri-theksoi besimin e tij në kompaninë Netflix, duke njoftuar blerjen e aksioneve Netflix në vlerë prej 3.1 milionë në një letër drejtuar investitorëve,
* Aksionet e Netflix shenuan ngritje 28% këtë vit