Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Konglomerati i naftës Koch, investon në startup-et elektrik!

Koch Industries, konglomerati i bazuar në energji fosile, CEO i të cilit kundërshtoi prej kohësh rregulloren mjedisore,

është shfaqur si një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të industrisë së baterive!!

statistikat nuk gënjejnë.

Sipas të dhënave të FactSet, Koch Industries ka bër mbi 10 investime me vlerë të paktën 750 milionë dollarë në zinxhirin e furnizimit të baterive dhe automjeteve elektrike  në 18 muajt e fundit.

Investimet e baterive të Koch janë ndër më të mëdhatë jashtë industrisë së automobilave, thonë analistët.

E themeluar më shumë se 80 vjet më parë si një përpunues nafte, Koch Industries,

është tani investitori më i madh i baterive në SHBA, tha Vivas Kumar, ish-menaxher senior, si dhe analist i industrisë.

*Koch’s tweet on Company values

Koch Industries është tani një aksioner kryesor në startup-et si Freyr Battery Aspen Aerogels dhe Standard Lithium, paratë vijnë në një moment vendimtar për këto kompani,

pasi ato duhet të shpenzojnë shumë për të komercializuar produktet e tyre, dhe Koch duket se është i fokusuar në ndërtimin e industria e baterive në SHBA

“Shpejtësia e tranzicionit të energjisë lidhet drejtpërdrejt me kompanin si Koch që marrin pjesë në të,” tha Tom Jensen, CEO i Freyr, një kompani me bazë në Norvegji që punon për të prodhuar bateri me kosto të ulët dhe të qëndrueshme.

Koch Inc ka 10% të aksioneve në Freyr, e cila kishte vlerë rreth 120 milionë dollarë në fund të vitit të kaluar, sipas FactSet.

Koch Industries, operon mijëra milje tubacionesh që lëvizin naftë dhe gaz në të gjithë vendin dhe disa rafineri të mëdha.

  • Kompania poston shitje vjetore prej mbi 120 miliardë dollarësh

Koch Inc ka synuar kompanitë që ofrojnë lëndë të parë për bateritë, duke përfshirë prodhuesin e litiumit ‘Standard Lithium’ dhe kompaninë e riciklimit të baterive ‘Li-Cycle Holdings’

 

*Shumica e materialeve të baterive prodhohen në Kinë, dhe mungesat kanë rritur çmimet.

 

burimee:Bloomberg/WSJ/Factset
foto:Koch industries