Panasonic planifikon një fabrikë të baterive EV në SHBA
Panasonic, një nga furnizuesit më të rëndësishëm të Tesla-s!
Konfirmon se është në bisedime për të ndërtuar një fabrikë të baterive EV prej rreth 4 miliardë dollarësh në Oklahoma.
Panasonic Holdings Corp., një furnizues i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla Inc është në diskutime për të ndërtuar një fabrikë shtesë rreth 4 miliardë dollarësh të baterive EV në SHBA, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.
Tweet Lajmi mbi planet e Panasonic, per fabriken e baterive.
@Panasonic Plans $4 Billion EV Battery Plant in U.S.
Panasonic, one of Tesla’s most important suppliers, is in talks to build a $4 billion EV battery plant in Oklahoma, according to @WSJ https://t.co/niofGX8qdA
— The_Journalbiz (@the_journalbiz) August 26, 2022
Prodhuesit e automjeteve elektrike, përfshirë Tesla-n, po rrisin volumin e prodhimit dhe po kërkojnë më shumë bateri nga furnitorët, ndërsa përpiqen të reduktojnë kohët e gjata të pritjes për shumë modele të njohura EV.
- Panasonic tashmë operon së bashku me Tesla një fabrikë baterish në Nevada.
Bateria cilindrike 4680 e Panasonic, është më e madhe dhe më e fuqishme se bateritë e mëparshme EV dhe mund të përmirësojë ekonominë e EV.
Kompania do të nisë prodhimin provë të baterisë së saj 4680 këtë vit në Japoni.
- Elon Musk e ka quajtur teknologjinë 4680 ” më të avancuara në botë”.
Fabrika e re e Panasonic do të vijë si shtesë e një fabrike rreth 4 miliardë dollarësh të baterive EV që kompania japoneze tha në korrik se planifikon ta ndërtojë në Kansas.