Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Renault, Nissan dhe Mitsubishi me marrëveshje 26 miliardë dollarëshe

Renault SA & Nissan Motor Co. pregaditën një plan prej 23 miliardë eurosh (26 miliardë dollarë) që do të thellojë lidhjet brenda aleancës franko-japoneze ndërsa konkurrenca intensifikohet.

Fondet, do të shpenzohen për pesë vitet e ardhshme, për të prodhuar 35 modele te reja makinash me bateri elektrike, deri në fund të dekadës në pesë platforma të prodhimit, thanë kompanitë.

Planet e Renault dhe Nissan, shënojnë një hap përpara në aleancën trepalëshe që përfshin gjithashtu Mitsubishi Motors Corp.

Kohët e fundit, Renault dhe Nissan me modelet e tyre më të shitura EV,  Zoe dhe Leaf, por ato janë tejkaluar nga Tesla dhe Volkswagen AG Raporton Bloomberg

  •  “EV-të po bëhen, një treg me konkurrencë të ashpër.

Një përparsi për Nissan, Renault dhe Mitsubishi, pasi ata do të përdorin aleancën e tyre në këtë lëmi.

Megjithatë, për shkak se bizneset kryesore të tri kompanive janë të bazuara në motorët me karburante, tranzicioni është i pa qëndrueshëm, pasi burimet e nevojshme për të promovuar elektrifikimin mund të jenë të pakta.

Si pjesë e planifikimeve,

Modeli elektrikë, Micra nga Nissan do të prodhohet në Francë, së bashku me Renault R5, krahas modeleve kryesore Nissan Ariya EV dhe Renault Megane Ev, duke synuar të prodhojnë rreth 1.5 milionë makina, deri në vitin 2030

 

 

burimet:Bloomberg/Renault
foto nga:Japan Times