Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Rrjetet sociale dhe trendet e fundit

Opinion nga; Arsim Ajeti
Kryeredaktor/arsim@thejournalbiz.com

Digjitalizimi, si trend Global u shfaq së bashku me risitë inovative teknologjike, duke filluar nga shitblerjet në internet (amazon – eBay) portalet për njoftimet e çifteve (tinder- match) prenotimi përmes aplikacioneve (Airbnb – Uber) deri tek abonimi në (Netflix-Hbo) drejt komunitet ne rritje te abonentëve të lojërave on-line (WoW / Fortnite)

Nga Kompjuterët personal deri tek  telefonat e mençur, teknologjia në lëvizje, u bënë pajisje thelbësore shtëpiake duke zëvendësuar TV-në dhe radiot e vjetra

Por pyetja shtrohet se si produktet futuristike tërheqin vëmendjen e konsumatorëve?

Si shpjegohet fakti që një grup i vogël individësh zotërojnë një produkt revolucionar inovativ të përfundojë në shkallë të adoptimit masiv që ndryshon në mënyrë thelbësore zakonet tona jetësore!

Cili është sekreti i brendeve si Tesla, Uber, Airbnb, Apple , Facebook, Paypa,

Ekzistojnë disa faza nëpër të cilat kalon një produkt inovator, duke filluar nga inovacioni i vazhdueshëm deri te inovacioni trend krijues, pra, cili është dallimi midis tyre dhe si ndodh që konsumatorit’i përvetësojë ato?

Të fokusohemi tek projekti i fundit nga Facebook-u si një produkt inovativ ,i cili pretendon të përfshijë rolin e bankave dhe rregullatorëve në tregtinë e pagesave digjitale në të ardhmen!

Sipas investitorit Bill Miller, vlera aksioneve të Facebook-ut pas skandalit me shperdorimin e të dhënave personale nuk ishte në kohezion me realitetin.

Facebook ka gjeneruar të ardhura prej 55.8 miliardë dollarë amerikanë deri në vitin 2018, tanimë I vendosur për hyrjen në fazën adoptuesve të hershëm të digjitalizimit global, me projektin e tyre ‘Libra’. por cilat janë synimet e vërteta dhe çfarë fshihet pas kësaj?

Hapi parë i eksplorimit të tregut erdhi me përfshirjen e Facebook-ut në integrimin e monedhave ‘stablecoin’ ne aplikacionin WhatsApp (menaxhuar nga ish-presidenti i PayPal-it, David Marcus), i punësuar nga Facebook-u, për drejtimin e projektit të tyre të ri ‘Libra’

Që kur bitcoin arriti kulmin, spekulimet vazhduan të rriteshin rreth lëvizjes së radhës së Facebook-ut në monedhën e tyre qe përflitej se do jete’monedha e internetit’, deri në njoftimin zyrtar, më 18 qershor 2019.

Por para se të elaborojm adoptimin inovativ,Facebook-u hyri në labirintin tregtar, i njohur s i( Cikli jetësor i produktit)

Hyrja në fazën e pjekurisë! Kjo ne fakt ndodh kur ndërmarrja ka nevojë për më pak mbështetje ose strategji të marketingut për të ruajtur stabilitetin e aksioneve të saj në treg, fitimet janë të qëndrueshme dhe kompania vazhdon rritjetme kthim pozitiv të investimeve

Kjo është koha e përsosur për blerje tjera, siç edhe ndodhkur Facebook-u blen Instagram-in

Faza tjetër është rënia, kjo ndodh kur konkurrentët e rinj hyjnë në treg, rasti me Twitter dhe Snap që kanë tërhequr grupet te ndryshme të abonentëve, një cikël që ndodh natyrshëm, bart brez pas brezi, dhe si zgjedhje e gjeneratave te reja ( Mijëvjeçari-t)  sjell me vete ide, nevoja dhe tendenca të ndryshme.

Si rezultat, një pjesë e abonuesve të Facebook-ut kaluan në Twitter, që shihet më shumë sinjë rrjet social I shoqëruar për mikro-debate ndërsa Snap është përqendruar vetëm tek gjenerata e re,që kryesisht shkëmbejnë video dhe foto të shkurtra, pasi preferencat filluan të zhvendosen me ndërrimin e gjeneratave

Ndërsa,skandali I ‘Cambridge analytics’ katapultoi Facebook-un drejt falimentimit, ishte një goditje e madhe që shkaktoi një stuhi te vërtet.

Komprometimi i të dhënave personale të votuesve amerikanë dhe ndikimi në preferencat politike, rrjeti me I preferuar social, papritmas bëhet jo I besueshëm, i pasigurt dhe përjeton një zbritje dramatike dhe ve ne dyshim vet rolin e rrjetit social ne jeten publike.

I gjithë procesi ishte mjaft i ndjeshëm politikisht, sa që implikonte seriozisht rolin e Facebook-ut në ndërhyrjen në zgjedhjet të vitit 2016, si pasojë Marku u thirr në seancën dëgjimore para Kongresit Amerikan.

Por e tera kjo a do të ndryshoj monopolizimin e parave të prodhuara nga qeveritë globale dhe të kontrolluara nga rregullatorët e tregut?.mbase jo në shkallën sikurse internet evoluoj tregun komercial dhe të komunikimit përmes aplikacioneve, por sigurisht do të ketë një alternativë shtesë monetare që do ta sfidoj dollarin Amerikan dhe Arin e cila do jete ajo, se shpjeti do e kuptojme