Snap prezanton mini-kamerën, Pixy!
Snap ka zbuluar mini-dronin e tij të verdhë me kamerë me madhësi xhepi të quajtur Pixy, i krijuar për t’u përdorur me Snapchat.
Sipas Snap, Pixy nuk kërkon ndonjë konfigurim ose kontrollues për të funksionuar, ai, mund të aktivizohet me një prekje të një butoni që gjendet në pajisje.
Përdoruesit mund të zgjedhin se si fluturon bazuar në katër mënyra të paracaktuara fluturimi, të cilat mund të ndryshohen duke përdorur çelësin e kamerës së pajisjes.
Për të ndaluar regjistrimin, përdoruesit mund të vendosin dorën e tyre dhe Pixy do të ulet në pëllëmbën e dores, tha Snap.
*Snap pixy tweet on the drone-camera
Meet Pixy. Your friendly flying camera. Pixy brings magic to every moment, all you have to do is let it fly! #FlyWithMe pic.twitter.com/GAh8znI76I
— Pixy (@snappixy) April 28, 2022
Videot e kapura nga fluturimi,
mund të transferohen dhe të ruhen në Snapchat Memorien, të cilat përdoruesit mund t’i modifikojnë dhe personalizojnë më pas duke përdorur efekte, të tilla si Hyperspeed, Bounce, Orbit 3D dhe Jump cut. Pasi të kenë përfunduar, përdoruesit mund të ndajnë foton e tyre në Snapchat ose në ndonjë platformë tjetër.
- Pixy është në dispozicion në SHBA dhe Francë për një çmim të rekomanduar prej $230.
Sidoqoftë, kompania u rekomandon përdoruesve të kontrollojnë rregulloret lokale të dronëve përpara se Pixy të fluturojë.
Kjo nuk është hera e parë që Snap prezanton një pajisje për kapjen e videove.
Në fund të vitit 2016, prezantoi syze dielli të pajisura me një kamerë për të kapur fillimisht video përpara se të prezantonte një gjeneratë të dytë që mund të bënte gjithashtu foto që përdoruesit mund t’i shpërndanin në Snap