TESLA, do ndërton restorant në L.A!
Tesla raportohet të ketë dorëzuar projekte për një restorant, V.R stacione karikimi, dhe kinema të gjitha në një, ideja e gjeneruar nga Elon Musk, i cili e postoi në Twitter vite më parë.
Tesla ‘Dine & Drive-In’ do përfshijë një restorant dykatësh me ndenjëse të brendshme dhe të jashtme, me dy ekrane filmash, si dhe 34 porta karikimi
Tesla, paraqiti planet javën e kaluar për një stacion karikimi 24-orësh në Los Anxhelos, që do të përfshinte gjithashtu një restorant me makinë dhe kinema, më shumë se katër vjet pasi Eloni transmetoi për herë të parë idenë në një postim në Twitter.
*Tweet dhe idea nga Elon Musk
Gonna put an old school drive-in, roller skates & rock restaurant at one of the new Tesla Supercharger locations in LA
— Elon Musk (@elonmusk) January 7, 2018
Planet janë hapi më i fundit i prodhuesit të automjeteve në botën e shërbimit të ushqimit, të cilin e sheh si një mënyrë për të mbështetur stacionet e karikimit të automjeteve elektrike apo ‘Superchargers’
Ideja është që t’u jepet pronarëve të veturave diçka për të bërë ndërkohë që ata presin që makina e tyre të ngarkohet, gjë që zgjat rreth gjysmë ore, sipas planeve të paraqitura në departamentin e planifikimit të LA., Restoranti do të jetë gjithashtu i hapur për publikun.
Projekti i restorantit ‘Tesla’ tregon restorantin dykatësh të propozuar nga Tesla së bashku me peizazhin prej bambuje që do të inkuadronte dy ekrane filmash.
Tesla projekt-plani i ‘Dine-in”
/ Burimi: Departamenti i Planifikimit të Qytetit të Los Anxhelosit
“Njerëzit po vijnë dhe kalojnë 20 deri në 30 minuta në këto ndalesa,” tha shefi i teknologjisë së Tesla JB Straubel “Ata duan të hanë, duan të pinë një kafe, duan të përdorin WC’
Skemat treguan një bar ushqimi dhe një zonë karrige, duke sugjeruar që klientët do të mund të sillnin ushqim në makinën e tyre
Do të ketë gjithashtu dy ekrane filmash që ata vozitesit mund t’i shikojnë nga makinat e tyre ose nga zona e ndenjëseve në çatinë e restorantit.
Restoranti dhe stacionet e karikimit do të jenë të hapura 24/7, ndërsa ekranet e filmave do të funksionojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në 23:00.