Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Ekonomia Qarkulluese

Opinion nga Mimoza Selimi

Ekonomia qarkulluese është një lloj i ekonomisë që ka për synim të gjenerojë zero mbetje për të gjitha industritë dhe kompanitë!

Gjithashtu ky model, synon të prodhojë zero mbetje edhe në ekonomitë familjare.Për dallim nga ekonomia të cilën ne e njohim, që ndryshe njihet si ekonomia lineare, e cila ka konceptin: prodho, përdor dhe hidhe.

Tweet mbi trendet globale te ekonomise qarkulluese

Statistika nga Chatham House

Ekonomia qarkulluese synon të funksionojë sipas konceptit: prodho, përdore dhe ripërdore.

Ekonomia qarkulluese, do të ishte zgjidhja përfundimtare pothuaj për të gjitha problemet mjedisore me të cilat ne ballafaqohemi aktualisht.

Jo vetëm kjo, ekonomia qarkulluese shkon edhe më larg duke u bërë një zgjidhje për shumë tjera probleme mjedisore ‘moderne’ përveç ngrohjes globale.

Një model i duhur mbarë botëror i ekonomisë qarkulluese do të ishte i mjaftueshëm të:

  • Zgjidhë të gjitha problemet me mungesat e lëndës së parë prodhuese
  • Të vendosë një shpërndarje globale më të drejtë për produkteve dhe shërbimeve
  • Zgjidhë problemet me mbi-prodhim
  • Redukton mbi-konsumimin
  • Redukton ndotjen
  • Zgjidhë menaxhimin e mbetjeve

Si rezultat i një modeli të duhur të një ekonomie qarkore, më shumë resurse do të ishin në dispozicionin tonë, dhe me kosto më të ulëta.

Do të rezultonte me një ekonomi më të kontrolluar, do të siguronte stabilitet ekonomik, me inflacion më të ulët dhe më pak ndryshime botërore të çmimeve pasi që importimi/ eksportimi i lëndës së parë do të ulej.

Në 2020, u publikua  një plan për ekonominë qarkulluese’ nga Parlamenti Evropian[1]. Ky plan kërkon që shtetet duhet të nxjerrin metoda dhe ide për aplikimin e ekonomisë qarkulluese.

Sidoqoftë, plani vetvetiu nuk është se ka ndonjë zgjidhje përfundimtare.

Aktualisht, është më e rëndësishme se asnjëherë më parë të fillojmë me ri-përdorimin e mbetjeve si lëndë e parë, ashtë që të prodhojmë produkte të njëjta apo të ngjashme.

Duke bërë këtë, jo vetë që mund të menaxhojmë përmbushjen e kërkesave në treg, por edhe mund të ruajmë resurset natyrore dhe të fillojmë rimëkëmbjen nga dëmet e të kaluarës, të cilat tashmë janë shkaktuar në ambient.

Mospërputhja në mes të kërkesës për produkte dhe shërbime dhe të resurseve natyrale nuk është vetëm si pasojë e mbipopullimit, më shumë ka të bëjë me mbi konsumin.

Sikurse dihet, mbi konsumi është një çështje urgjente për diskutim, për më tepër nuk është i limituar vetëm me ushqimin dhe pijet. Mbi konsumimi është një problem në shumë drejtime tjera si: shtëpitë, makinat, udhëtimi, estetika etj.

Mbi konsumimi është një dukuri e të ashtuquajturës ‘stil modern i jetesës’. Mund të themi se kontribuuesit kryesorë në këtë drejtim janë vendet e pasura.

  • Sidoqoftë, është mjaft sfiduese gjetja e një modaliteti që redukton mbi konsumin ose që e zgjidh këtë trend.

Para se të mund të themi çfarëdo qoftë tjetër lidhur me mbi konsumin, duhet të kemi parasysh se fenomeni i ‘minimalizmit’ nuk është zgjidhje, ose të paktën nuk është i shpejtë.

Pasi që jo të gjithë janë gatshëm të heqin dorë nga jetesa luksoze dhe të përqafojnë një stil modest të jetesës.

Gjithashtu, sistemi i taksave si i vetëm nuk është mekanizëm efektiv për kontrollin e mbi konsumimit. Ajo që na nevojitet janë metoda inovative dhe kreative ashtu që të arrihen rezultate efektive në këtë drejtim.

Është e nevojshme që të mendojmë më shumë në drejtimin e aplikimit të taksave të mbetjeve ose shembuj të ngjashëm. Këto masa do të ishin mënyra më e mirë për menaxhimin e mbetjeve.

Pasi konsumi është vështirë të reduktohet, atëherë do të duhej të hapej për diskutim një perspektivë tjetër, ajo e shtyrjes së ekonomisë qarkulluese.Një teori që mund të funksionojë për aplikimin e një ekonomie qarkulluese do të mund të ishte një sistem shpërblimi për menaxhimin e mbetjeve. Mund të mendojmë për disa shembuj sikurse të listuar më poshtë:

  • Shpërblime monetare për ata që mbledhin dhe dërgojnë mbetjet për qëllime të riprodhimit
  • Zëvendësimi i produktit të njëjtë me një të ri, në këmbim të një pagese të vogël
  • Lehtësirat operacionale dhe fiskale për kompanitë që zgjedhin të mbledhin dhe të fusin në punë produktet dhe materialet e përdorura.

Në të kundërtën, ato që nuk menaxhojnë humbjet dhe nuk zgjedhin të mbledhin por vendosin të blejnë produkte dhe shërbime të reja, do të paguajnë një çmim shumë më të lartë.

Aplikimi i një ekonomie qarkulluese është mjaft sfidues, për më tepër duhet qasje e veçantë për secilën industri.

Pasi që nuk është e mundur të përdoret e njëjta teknologji dhe metodologji sikur për ripërdorimin e mbetjeve elektronike sikurse për ato plastike. Sidoqoftë, marrë parasysh rrethanat, ekonomia qarkulluese do të ishte zgjidhje fantastike.

Në përmbledhje, është e drejtë të themi se pavarësisht se çfarë stimulime që do të aplikohen, herët apo vonë, ekonomia qarkulluese do të aplikohet në të gjitha shtetet.

 

@thejournalbiz
edituar nga arsim@thejouralbiz.com