SHBA, transporton më shumë gaz në Evropë se sa Rusia !
Një masë që tregon se sa shpejt lufta në Ukrainë ka ri-kalibruar hartën e energjisë është si kjo më poshtë;
SHBA po dërgon më shumë gaz në Evropë me anije sesa Rusia me tubacione nëntokore, sipas Konsulencës së të dhënave ICIS.
*Tweet lajmi mbi ndryshimet e furnizimit me gaz nga SHBA dhe Rusia
U.S. ships more gas to Europe than Russia by pipeline!
Another clear indicator of how profoundly the war in Ukraine has redrawn the energy map is the following stat;
The U.S. is sending more gas to Europe by ship than Russia is by pipeline, according to data firm ICIS. pic.twitter.com/9zDaiPD61S— The_Journalbiz (@the_journalbiz) August 5, 2022
Tubacionet që lidhin fushat e Gazprom në Siberinë Perëndimore dhe gadishullin Yamal me kontinentin kanë qenë një shtyllë e furnizimeve evropiane me energji që kur negociatorët diskutuan një marrëveshje nderkombtare për të tubuar gazin sovjetik në Austri në vitin 1967. Që nga atëherë furnizimi me gazin Rus, vetëm se është rritur gradualisht!
Sipas FMN-së,
Rusia furnizon një vëllim të konsiderueshëm të lëndëve djegëse fosile në vendet e tjera evropiane. Në vitin 2021, ajo ishte eksportuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror në Bashkimin Evropian dhe 40% e gazit të konsumuar në BE vinte nga Rusia.
Çmimet e gazit me shumicë u rritën me 0.3% në Evropë të enjten dhe janë trefishuar pothuajse këtë vit.