VW do zbulojë modelin klasik në verzionin elektrik
Volkswagen AG do të zbulojë ID-në. Buzz, një version elektrik i mikrobusit ikonik të epokës së hipive, më 9 Mars.
Shefi Ekzekutiv, Herbert Diess njoftoi datën të enjten në një postim në Twitter, i cili bazohet në ngjashmëritë e modelit origjinal.
Mikrobusi origjinal i VW — furgoni shumëngjyrësh që ishte një hit në vitet e 60-ta në festivalet muzikore, (Woodstock) padyshim do tërheq ndjekësit e përkushtuar.
Kompania gjermane, tha se planifikon të shesë pasardhësin e saj me bateri në Evropë dhe SHBA.
VW ka nisur një shtytje ambicioze për të rivalizuar Tesla-n, si lideri global i shitjeve të makinave elektrike.
VW, sipas pasqyrës financiare vetëm muajin e kaluar, ndau gjithsej 89 miliardë euro për E V dhe zhvillimin e softuerit gjatë gjysmë dekadës së ardhshme, si dhe ka ndërtuar një arkitekturë të dedikuar që do të mbështesë gjithsej 27 modele me bateri deri në fund të këtij viti