Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Automatizim dhe A.I.

Ekipi yne nga journalbiz. do t’ju ofrojë artikuj hulumtues dhe profesionale, lajme, opinione, dhe shembuj studimi, se si bizneset dhe qendrat e inovacionit lehtësojnë proceset, permes Intelegjences Artificiale, në në mënyrë që keto kompani të shfrytëzojnë praktikat më të mira, që do të çonin në zgjidhje më të mirë, me te lirë, duke ofruar permirsim në sherbim të konsumatorit, dhe prodhime të drejtuar nga efikasiteti I produktit.

Inteligjenca artificiale (AI) shquhet si një teknologji transformuese e epokës sonë digjitale – dhe aplikimi i saj praktik në ekonominë e tregut po rritet me shpejtësi marramendese

A.I ka një potencial të madh për të automatizuar detyrat jo rutinore, që përfshijnë  gjykimin më të shpejt per zgjedhje afatgjate, kreativitet, për zgjidhjen e problemeve me Kosto zero,  duke ruajt të dhënat e rëndësishme së përpunimit, duke nxitur zhvillime të shpejta në fushën e biznesit inovative, përmes  Inteligjencës Artificiale, duke krijuar një racë të re ndihmuese, me aftësi të ngjashme me njeriun, si njohja e shkrimit të dorës, identifikimi i imazheve, dhe përpunimi i gjuhës.

Kur kombinohen me automatizimin e procesit te A.I dhe analitikën, këto teknologji mund të formojnë zgjidhje inteligjente te pakufishme, të cilat ose ndihmojnë drejtpërdrejt njerëzit në kryerjen e detyrave jo rutinore, ose i automatizojnë tërësisht ato detyra.

Ndërmarrjet pioniere po përdorin automatizimin inteligjent në një sërë mënyrash: praktikat më të zakonshme të identifikuara si;

  •  Vlerësimi për mundësi më të mëdha
  •  Perspektiva e skenarëve të rasteve të reja të biznesit
  •  Përcaktim I modelit optimal të funksionimit
  •  Identifikimi i zgjidhjeve të automatizimit
  •  Planifikimi i gjërë dhe automatizim

– Firmat e menagjimit të pasurisë po përdorin A.I për të rishikuar dhe analizuar të dhënat, për të përcaktuar parametrat investuese,  dhe për të gjeneruar raporte në gjuhën analitike, mbi performancën e secilit prej fondeve të tyre.

– Bankat globale po përdorin A.I për të përmirësuar proceset e tyre qe janë në pajtueshmëri me rregullatoret, duke monitoruar të gjitha komunikimet elektronike të punonjësve, si dhe aktiviteteve tjera, që nuk përputhen, me kodet dhe prinicipet e rregulloreve interne

– Sigurimet online, agjentet e tyre po përdorin AI për t’iu përgjigjur pyetjeve të klientëve, në kohë reale ,në mënyre që te jenë në dijeni me problemet aktuale, si dhe për të rritur normat e konvertimit të shitjeve.

Përdorimet e automatizimit inteligjent, janë pothuajse të pakufishme, po ashtu janë mundësitë globale me prezantimin e fundit të fenomenit  ‘Metaverse’ dhe  tregut NFT dhe shumë fenomeneve të nxitura nga inovacioni aktuale sot, dhe që  kanë marr hov, prej se  filloj  pandemia globale

http://journal.akrepi.host