Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Çfarë është Risia inovative?

Risi Inovative, i referohet inovacionit që transformon produkte ose shërbime të shtrenjta të sofistikuara – më të arritshme për një segment të nivelit të lartë por më të kushtueshem për konsumatorët – në ato, që janë më të përballueshme dhe të arritshme për një treg më të gjerë. Ky transformim ri-balancon tregun duke zhvendosur konkurrentët e vjetër të vendosur më parë dhe sfidon tregun me ide inovative, për produktin e njejtë

Në mesin e disa teknologjive “inovative” që kanë rrëmbyer titujt kohët e fundit, shumë risi mund të presim ne vijim, që të shohim me të vërtetë ndikim e tyre, në bizneset dhe konsumatorët gjatë vitit 2022 dhe më tej, prandaj objektivi ynë kryesor do të jetë të identifikojmë, analizojmë dhe shtjellojmë, në platformën tonë eksluzive për këto risi, n ëjournalbiz

MËNYRAT KRYESORE TË TRAJTIMIT;

– Inovacioni ‘ treg përçarës’ i referohet inovacioneve dhe teknologjive që i bëjnë produktet dhe shërbimet e shtrenjta, ose të sofistikuara, lehtë të arritshme, dhe më të përballueshme për një treg më të gjerë.

– Inovacioni ‘ treg përçarës’ i referohet përdorimit të teknologjisë që ri balancon një strukturë, në krahasim me “metodologjinë aktuale”, e cila i referohet vetë teknologjisë.

– Ky lloj Inovacioni, kërkon zgjidhje të mundshme, një model biznesi inovativ, dhe një rrjet koherent vlerash universale

– Zhvillimi i inovacionit është vet procesi i tendencave, që na shpien deri në përmirësim te produktit

Pikat kyçe të Inovacionit përçarës;

Inovacioni për të cilin jemi duke elaboruar, nuk është procesi i përmirësimit ose kategorizimit rishtaz të produkteve, për të njëjtin grup; përkundrazi, ai përfshin teknologjitë aktuale, për t’i bërë ato me të lehta për t’u përdorur dhe të disponueshme për tregun më të gjërë, jo ekskluziv. Një shembull I inovacionit në fjaël, jane shkarkimet e muzikës digjitale, të cilat deri tani, plotsisht kanë zëvendësuar disqet kompakte (CD).

Profesori Universitar nga Harvardi , Z.Clayton Christensen, shpiku për herë të parë idenë e inovacionit përçarës në librin e tij “Zgjidhja e Inovatorit”

Z.Clayton tregoi se, kishte dy lloje teknologjish me të cilat merreshin bizneset. Teknologjitë e qëndrueshme që i lejojnë bizneset të përmirësojnë në mënyrë graduale operacionet e tyre në një kornizë kohore të parashikueshme.

dhe

Teknologjitë përçarëse, mënyra se si ato integrohen – risitë ‘inovative’ – ishin më pak të lehta për t’u planifikuar dhe potencialisht më shkatërruese për kompanitë që nuk u kushtuan vëmendje të mjaftueshme.

Rastet që shërbejnë si ekspoze e inovacionit në fjale janë Kompanite si;

• Amazon, (AMZN)

• Google (GOOGL)

• Tesla (TSLA)

• Apple (AAPL)

• Facebook / Metaverse

Keta janë shembuj tipik, te fokusuar në potencijalin qe ofron internet, si një ‘teknologji përçarëse’

Interneti është rrënjosur aq shumë në botën moderne, saqë kompanitë që nuk arritën të integrojnë këtë ‘inovacion’ në modelet e tyre të biznesit janë lënë mbrapa.

Edhe gjatë pandemis, industria e teknologjisë ka vazhduar të evoluojë. Disa ndryshime – të tilla si shpërthimi i tregtisë elektronike, dhe përdorimi në rritje i asistentëve të zgjuar – janë nxitur nga efekti i Covid-19 në jetën e përditshme.
Të tjera, të tilla si 5G, automjetet elektrike dhe 3D kanë qenë në horizont për disa kohë, por vetëm tani po shohim një zbatim më të gjerë

 

http://journal.akrepi.host