Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Digjitalizimi i tregut dhe “rikthimi i dronëve”

Dronët, si inovacion fluturues, që nga vitet e 90-ta e deri me sot kanë evoluar në një mjet bashkëkohorë që pritet të ketë perspektivë marramendëse!

Droni i parë që mori leje për fluturim komercial, u bë në vitin 2006. Sot prodhuesi më i madh i dronëve – kompania Dji – që ndodhet në Kinë, mbulon rreth 65% të tregut global!

Industria e dronëve ka nën-performuar në vazhdimësi. Pas një fillimi premtues – me përjashtim në sektorin ushtarak që inkorporoi dronët si pjesë integrale e misioneve sekrete, kryesisht në zonat e krizës në Afganistan, Siri dhe Irak; përderisa  tregu komercial dështoi për shkak se nuk arriti të përgatisë bazën ligjore për përdorimin e dronëve.

Industria e dronëve u përball me vështirësi të mëdha dhe me pengesa teknike, që për pasojë sentimenti për “fenomenin” fluturues fillon të bjerë, si reflektim i rënies së interesimit dhe kureshtjes së konsumatorëve për dronët, duke e konceptuar atë si “lodër aventureske” e përqendruar në sporte ekstreme….që s’jepte asnjë shenjë se ka gjasa të depërtojë në tregjet globale!

*Drone Market share

Paqartësia projektuese

Sipas ekspertit Brandon Lewis, autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar i vlerësuan dronët si teknologji armiqësore, si pajisje e pakontrolluar në treg të hapur që çdokush mund ta posedonte lehtësisht dhe me atë të depërtonte në zona të ndaluara; pasi që modelet e reja të dronëve ishin të pajisur me kamera dhe shiteshin në treg për më pak se 70$.

E tërë ideja e projektit Dron, filloi të zbehej nga paqartësia…

Të ballafaquar me shumë të panjohura, kërkesë të ulët, dhe pa projeksion të qartë të zhvillimit të produktit, gjërat filluan ta marrin teposhtën financiare, për më tepër, individë të papërgjegjshëm lehtësisht operonin dronët e teknologjisë së lartë për përfitimet e tyre personale  ose misione specifike, si rastet në vijim:

– Spiunim ose mbikëqyrje e pa-autorizuar, që ngriti shqetësime lidhur me privatësinë;

– Nxitje, rrahje masive në ndeshjen e futbollit Shqipëri vs Serbi; dhe,

– Rrezikimi i sigurisë së avionit civil  dhe jetës së pasagjerëve në incidentin e famshëm në viti 2017 në Kanada.

Legjislacioni që përmban kufizime të reja nuk e ndaloi kompaninë “GoPro” t’ia mësyjë tregut që ishte i nënvlerësuar, dhe si koincidence në të njëjtën kohë “DJI” kishte prodhuar një model të ri të dronit, duke i dhënë një shtytje mëse të nevojshme produktit drejt konsumatorit.

“GoPro”, një ndër kompanitë më prestigjioze të kamerave cilësore për aktivitete sportive dhe jo vetëm, vendosi të investojnë në projektin e tyre të ri me emrin “Karma”, në vlerë milionësh. Kjo lëvizje e papritur bëri zhurmë të madhe midis sipërmarrësve dhe entuziastëve.

 

GoPro dhe projekti “Karma”

Duke u përballur me një sfidë krejtësisht të re, “GoPro” u gjend në udhëkryq në mes të përfundimit të projektit, i cili konsumonte miliona por që nuk gjeneronte të hyra. Gjërat për “GoPro” u përkeqësuan sepse projekti i tyre “Karma” nuk po zhvillohej sipas pritshmërisë. Droni kishte disa të meta, nuk kishte shpejtësi dhe çështja e baterisë ishte shqetësuese.

Duke mos parë ndonjë zgjidhje të shpejtë në horizont, “GoPro” humbet rrjedhën dhe gjërat morën kahje tjetër!

Projekti “Karma” stagnoi, në fund edhe dështoi. Për pasojë, “GoPro” vendosi të hiqte dorë nga projekti “Karma” dhe menjëherë më pas hyri në turbullira  financiare. “GoPro” merr një goditje të rëndë financiare duke e quar kompaninë në ristrukturim të gjerë menaxherial, ndërsa vlera e kompanisë shënonte rënie drastike ne treg. Kompania po shkonte drejt falimentimit!

Ne anën tjetër, Industria e dronëve kishte zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek sektori ushtarak, duke cilësuar se pajisja ishte një aset i çmueshëm manovrues. Kështu ushtria amerikane përfshiu sektorin e dronëve në komandën e tyre operacionale, në misionet e saj për mbledhjen e “Inteligjencës, Mbikëqyrjes, dhe Zbulimit” duke përdorur fluturimet e fshehta në territore armiqësore.

Dronët u bënë një pjesë integrale e ushtrisë së SHBA-ve dhe u përdorën në mënyrë intensive në zonat e luftës, dhe jo vetëm. Goditja e fundit e profilit të lartë, misioni i parë që ka goditur dhe asgjësuar  shënjestrën, rasti i gjeneralit iranian,  Q. Sulejmani me dronin “Reaper MQ-9” (urdhëruar direkt  nga Presidenti Trump!)

US Military drone RQ-170

Transformimi i tregtisë elektronike

Nga perspektiva e sotme, pandemia  përshpejtoi tregtinë online, me një vrull të  jashtëzakonshëm  pasi  që ekonomia pësoi goditjen më të madhe që nga depresioni i madh, duke humbur miliarda nga kriza e gripit, frikës dhe izolimit masiv nga virusi C-19!

Kriza nga Virusi u kthye në një përparësi  për industrinë e dronëve, derisa nevojat dhe kërkesa e gjigantëve të tregtisë elektronike u rritën në mënyrë ekspancionale, për shkak të izolimit global, tregtia online u transformua, kërkesat për blerjet (online) u rriten…

Droni u pa si një zgjidhje e duhur për të arritur vendet e largëta, për të shmangur trafikun, dhe me mirëmbajtje me kosto të ulët,  një mjet adekuat  për rritjen e shitjes duke plotësuar nevojat e konsumatorëve në të njëjtën kohë, për blerjet efikase, te shpeshta dhe të lira, pa kosto shtesë. Tërë kjo  tashmë ka filluar të transformojë mënyrën e funksionimit të industrive në gjithë botën.

Sipas institucionit financiar “McKenzie”, Amazon tani mund të dërgojë një paketë në më pak se gjysmë orë brenda 30 miljeve, me kosto të ulët për vetëm 0.90 dollar për çfarëdo blerje, në krahasim me transportin me vetura, njëkohësisht duke ulur koston e transportit me afërsisht 90%.

Sipas Amazon, e cila para disa ditëve mori licencën për përdorimin e dronëve për dërgesa, një ndër pikat kyç të kërkesës për licencë drejtuar rregullatorit ishte;

  • Qëndrueshmëria – Si vizion i kompanisë për të bërë të gjitha dërgesat me karbon zero
  • Efikasiteti i shërbimeve elektrike – Përdorimi i dronit për dërgesa te shpejta është përparësi e madhe në krahasim me mjetet tokësore
  • Besueshmëria – Pasi shërbimi  ajror siguron efikasitetit, shpejtësi dhe rrit besueshmërinë  për dërgesa të shpejta dhe efikase.

*Amazon PrimeAir Drone

Konkluzion:

E ardhmja jonë është e digjitalizuar, trendi i aplikacioneve dhe pagesave online, monedha digjitale, realiteti virtual po aktualizohen, sidomos nga sfidat e fundit. Si rrjedhojë  jemi nën një transformim digjital, siç nuk është parë kurrë më parë. Kjo epokë do të përcaktojë, nëse mund të bashkëjetojmë me Inteligjencën Artificiale  dhe teknologjinë e se ardhmes në realitetin e ri ose.

Shoqëria jonë nuk është ende e përgatitur për ndryshime te mëdha, (ashtu  siç nuk ishim për dronët në fillim) pasi pritjet e shoqërisë nuk janë gjithmonë në përputhje me nevojat reale, dhe dëshirat futuristike. Por në fund fare, tregu do ta përcaktoje vlerën dhe vendin e çdo dukurie, siç ndodh rëndom.

http://journal.akrepi.host