Uber – inovacion përçarës apo destabilizues i tregut të taksive/transportit?
Rast studimi nga: Armin Bushati
I themeluar në vitin 2009, Uber Technology Inc. është ofruesi më i madh në botë i shërbimeve të transportit të pasagjerëve. Me seli në San Francisko, Kaliforni, Uber vepron në 65 vende dhe mbulon më shumë se 600 qytete. Shërbimi ofrohet në mënyrë digjitale, ku taksitë mund të thirren përmes aplikacionit Uber, i cili është në dispozicion për sistemet Android dhe IOS. Modeli efikas i biznesit “peer-to-peer” i përdorur nga Uber bën lidhjen e atyre që kanë nevojë për shërbim me ata që mund të ofrojnë shërbimin.
Në më pak se një dekadë Uber ka arritur të rritet ndjeshëm. Ndikimi i Uber-it në shoqëri mund të shpjegohet me faktin se shërbimet e ofruara nga kompania kanë ndryshuar funksionimin e biznesit të taksive, nuk e kanë prishur atë.
Kështu është hapur tregu për “ndryshuesit” duke u fokusuar fillimisht te klientët e nivelit të ulët dhe duke ofruar shërbime “të mira”. “Prishja/Ndryshimi” i tregut ndodh kur krijohet një treg për jo-konsumatorë.
Nuk mund të thuhet me siguri se Uber kishte ndjekur këtë rrugë nga niveli i ulët i tregut të taksive, ajo që kishte mbetur kur tregu i taksive me kalimin e kohës u përpoq të shtonte veçori për të përmirësuar ofertat për klientët ekzistues, duke përdorur në mënyrë të pashmangshme taksi më e shtrenjtë ose përtej mundësive të një klienti të rregullt taksie i cili nuk mund të përballonte tarifat e larta dhe të mbante hapin me risitë në tregun e taksive. Kur në San Francisko u lansua Uber, tregu i shërbimeve të taksive ishte veçse mirë i rregulluar.
Shërbimet e ofruara nga Uber që në fillim kanë përmbushur kërkesat e klientëve. Cilësia e shërbimeve të ofruara nga Uber mbahet përmes vlerësimeve fantastike dhe veçorive të komenteve të cilat janë në dispozicion në aplikacionin Uber për klientët dhe vozitësit.
Uber në fillim kishte gjithçka që i nevojitej për të synuar klientët e zakonshëm. Uber ka ndryshuar dinamikën e industrisë së taksive.
Uber ishte kompania e parë që ofroi shërbime të ndarjes së udhëtimit përmes platformës digjitale.
Edhe pse Uber nuk mund të konsiderohet si një risi ndryshuese për shkak të çështjeve të shpjeguara më sipër, padyshim ka shkaktuar një ndryshim digjital në tregun e transportit.
Uber ka arritur të gjenerojë vlerë duke përmirësuar aftësinë e konsumatorit për taksi në drejtim të kursimit të kohës dhe procedurës së thjeshtë të funksionimit. Ndryshuese është teknologjia që përdori dhe e ndihmoi Uber-in të ndërtonte një bazë masive të konsumatorëve.
Uber ofron një sistem për drejtuesit dhe pasagjerët që të ndërveprojnë pa pasur nevojë për palë të tretë.
Kjo ndihmon Uber të kursejë kostot e punonjësve në qendrat e thirrjeve.
Uber arriti të përfitojë nga kjo mundësi duke ofruar një shërbim transport/taksi më të mirë se taksitë e qytetit.
- Avantazhi më i madh i Uber në SHBA ishte përdorimi i makinave private.
Në Karnataka, Indi, për shembull, Uber-it i është kërkuar të respektojë tarifat e shërbimit taksi, ndërsa në Bengalin Perëndimor ekziston një rregullore që kërkon që taksitë të pajisen me kamera CCTV për arsye sigurie.
Për të ruajtur cilësinë e shërbimeve, Uber gjithashtu u ofron shoferëve dhe klientëve mundësinë për të vlerësuar udhëtimet dhe për të bërë vlerësime bazuar në përvojat e tyre.
Kjo e ndihmoi Uber-in të zgjeronte tregun në pjesën e popullsisë që nuk mund të përballonte thirrjen/porosinë e Uber-it më parë.
Kompania inkurajoi dhe vuri në unksion sistemin ku 2 deri në 3 shoferë mund të drejtojnë të njëjtën makinë. Uber gjithashtu ka diversifikuar edhe shërbimet të cilat i ofron.
Kompania ka zgjeruar biznesin e saj në sektorin e ushqimit duke krijuar një Aplikacion të quajtur “UBER eats” që merret me shpërndarjen e ushqimit nga restorantet deri te vendndodhja e klientit.
UBER FREIGHT është një tjetër aplikacion falas që lidh transportuesit me dërguesit e ngarkesave të ndrshme, ku transportuesit mund të rezervojnë menjëherë ngarkesën që duan të transportojnë.
Në përgjithësi, Uber ka arritur të prezantojë një biznes të suksesshëm në treg bazuar në një ide të thjeshtë, “Si do të kërkonit shërbim transporti/taksi përmes telefonit tuaj?”