

SHBA-të; afër rishikimit tarifor mbi importet japoneze të çelikut!
SHBA dhe Japonia janë afër një marrëveshjeje që do të heqë pjesërisht tarifat e vendosura mbi importet japoneze të çelikut në vitin 2018, raporton Kyodo.
Të dy vendet ende nuk kanë finalizuar kuotat e importit tarifor, dhe disa detaje të tjera për aluminin, Kyodo citon burimet anonime. Japonia ka kërkuar heqjen e plotë të tarifave të vendosura nga ish-presidenti Donald Trump, të cilat shtojnë 25% në importet e çelikut dhe mbi 10% në importet e aluminit.
Përveç lajmeve të fundit, Nikkei raporton se shumica e rishikimeve janë planifikuar të fillojnë këtë pranverë., por tarifat shtesë për aluminin nuk do të përjashtohen.
*PIIE Chart
Marrëveshja e ardhshme, e cila është e hapur për vendet e tjera, do të përbëjë një sfidë për Kinën, e cila prodhon mbi gjysmën e çelikut në botë ..
Të cilën BE dhe Shtetet e Bashkuara e akuzojnë për krijimin e monopolit mbi tregun, që dëmton industritë e tyre!
Trump vendosi tarifat për çelikun dhe aluminin në vitin 2018, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.