Tesla Inovacioni i veturave elektrike në industrinë globale
Opinion nga:Arsim.Ajeti
Kryeredaktor/arsim@thejournalbiz.com
Tesla kishte një vit të jashtëzakonshëm, me një rritje te aksioneve mbi 350% gjatë krizës aktuale globale, gjersa mbështetja nga investitorët dhe konsumatorët është rritur vazhdimisht, trendi i transformimit te tregut nga derivatet tek elektrikja, si një shtytje shtese në trajtimin e ngrohjes globale dhe ndotjes se ambientit.
Vetëm gjatë këtij viti kalendarik, fitimet e Tesla-s u rritën në 24.6 miliardë dollar, sipas të dhënave nga Statista.
Megjithëse SHBA-te mbeten tregu më i madh i Tesla-s, tregu Kinez gjithashtu ka shënuar rritje, si rezultat i Fabrikës prodhuese të automjeteve në Shangai, të ndërtuar nga Tesla në mënyrë që të plotësojë kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve.
Projektit i Tesla-s është një model mjaft i thjeshtë dhe inventiv, alternativë makinash automatizuese, produkt efikas dhe i sigurt.
Vetëm gjate vitit 2019 …shitjet globale të Tesla-s tejkaluan 380,000 njësi
Në total, Tesla prodhoi mbi 1 milion njësi, pasi pritshmërit vazhduan trendin e rritjes në mënyrë sensacionale!
Faktori X i Teslës, Elon Musk!
Pavarësisht vështirësive financiare që i shkaktoi pandemia, Elon Musk fitoi një shumë marramendëse prej 8 miliardë dollarë vetëm gjatë vitit 2020!dhetanimë renditet #7 nga 400 njerëzit më të pasur që jetojnë në SHBA sipas Forbes-it.
Për më tepër, Z. Musk së fundmi ishte angazhuar në një projekt anësor futuristik, një bashkë dyzim mjaft i çuditshme në integrimin e Inteligjencës Artificiale, në trurin njerëzor, duke bërë që një eksperiment i kësaj natyre të duket ashtu siç i kemi parë vetëm në filmat shkencorë!
“Neuralink ” – siç pohonte. Z. Musk -është një projekt që do mund të kuronte çrregullimet nervore’ dhe jo vetëm”, kjo ishte deklarata që u transmetua drejtpërdrejt gjatë prezantimit
Krahas sukseseve në Space X, Drejtori i Tesla-s konsiderohet me të drejtë faktori X prapa rritjes dhe inovacionit, sinonim I vlerave dhe rritjes së besimit tek audienca dhe investitorëve global!
Që nga krijimi i Tesla në vitin 2010, Elon-i ishte i bindur në qëllimet e tij për krijimin e një automjeti elektrik me çmim të përballueshëm në treg, që do të tejkalonte makinat me benzinë…..ndërsa gabimet periodike në cicërimat ne tij në ‘tweeter’ dhe polemikat e ngritura për shkak të ‘konsumimit te marihuanes’ gjate transmetimit te drejtpërdrejt gjate emisionit te Joe Rogan, vetëm hapi debatin mbi personalitetin e tij enigmatik, dhe gjenial në mision për të transformuar, jo vetëm tregun e automjeteve, por edhe eksplorimin hapësinor njashtu!
Rënia e dinastisë!
Në retrospektivë, industria globale e automjeteve ka lulëzuar pas Luftës së Dytë Botërore, nëse shikojmë statistikat, shihet qartë tendencat fitimprurëse me rritje të shpejtë, pasi rimëkëmbja ekonomike reflektohet në industrinë e automobilave, ndërsa rritja e balancuar mbi stabilitetin ekonomik dhe prosperitetin shoqëror prodhuan një treg gjigant global ne vlere miliardash!
Gjersa kërkesat u rriten në vazhdimësi, ashtu u rritën edhe modelet e veturave, në trend ishin motorët me naftë, që më vonë bëhen një domosdoshmëri shoqërore, si pasoje auto industria gjeneron shitje dhe fitime të jashtëzakonshme!
Dita e prezantimit te madh për Tesla-ne është afër….. pasi bateria do të thotë qëndrueshmëri dhe besueshmëri në makinën elektrike, ndërsa e gjithë vëmendja këtë vit ishte përqendruar në njoftimin e modelit te ri ‘Cybertruck’ duke e lënë projektin e baterisë anash, vetëm disa javë më parë me lajmet që qarkulluan gjithandej ne lidhje me baterinë do kemi risi, më 22 shtator, pasi Tesla ra dakord të prodhojë baterinë e rigjeneruar në ‘fabrikën e tyre të sapo hapur’ Giga ‘Berlin, si një sinjal i qartë i rritjes afatgjate, së bashku me prodhimin shtesë të ‘Cybertruck’ në Austin, SHBA pasi ka rritje të porosive në mbarë botën!
Tesla, gradualisht po bëhet një histori suksesi i tranzicionit të tregut nga ai naftës/benzinës ne atë elektrike!
Tregu Kinez dhe Konkurrenca
Penetrimi në tregun gjigant të veturave elektrike, në Kine shihet si thikë me dy tehe, nga ekspertet, pasi Kina është tregu më i madh në botë për automjetet elektrike dhe tregu i dytë më i madh i Tesla-e pas ShBA-ve
Tesla ka shitur mbi 70,000 vetura në Kinë vetëm gjatë vitit 2020, duke e bërë veturën më të popullarizuar në vend, për më tepër, zgjerimi i Tesla-s duke ndërtuar një fabrikë në Shangai do mbulon bazat themelore të tregut si ;
Lehtësia e hyrjes në tregjet aziatike,
Kosto më të ulëta të transportit, efikasiteti dhe cilësia, si dhe
Shmangia e detyrimeve të importit Kinez, për prodhuesit nga SHBA, e tera kjo ne mes të tensioneve të tregtisë midis administratës se SHBA-ve & Kinës
Ndërsa Qeveria Kineze ka mbështetur fuqishëm industrinë lokale të veturave elektrike, duke nda mbi 60 miliardë dollarë subvencione për mbi 200 kompani.
Potenciali më i spikatur nga Kina, identifikohen kompanitë si BIAC dhe NIO me zgjerimin e tyre si dhe shumëllojshmëria e modeleve te veturave, kryesisht të përqendruara në tregun lokal, por me një plan zgjerimi, pasi Nio përveç subvencioneve qeveritare, gëzon edhe mbështetjen nga gjigandët e teknologjisë lokale si; Tencent, Baidu dhe Lenovo