American Airlines arrin marrëveshje investimi me ‘GOL’
American Airlines ka nënshkruar marrëveshje përfundimtare investimi me GOL (kompania ajrore më e madhe nga Brazili) pasi synon të forcojë partneritetin midis dy transportuesve. Barrons raporton
- Marrëveshja është e vendosur të krijojë rrjetin më të gjerë në Amerikë.
Rrjetet e kombinuara do t’u ofrojnë klientëve mbi 30 destinacione në SHBA të ofruara nga American, duke shtuar mbi 34 destinacioneve të reja në Amerikën e Jugut të shërbyera nga GOL.
Si pjesë e marrëveshjes së investimit të shpallur më parë, ‘American Airlines’ do të investojë mbi 200 milionë dollarë (në 22.2 milionë aksione të preferuara, të emetuara rishtazi në GOL, si një rritje kapitali) për një pjesëmarrje prej 5.2 për qind në interesin ekonomik të kompanisë.
Ekzekutimi i marrëveshjeve të tjera, si dhe mbyllja e investimit janë subjekt i disa kushteve, përfshirë miratimeve qeveritare, dhe rregullatoreve, si dhe kushteve të tjera, të zakonshme kontraktuale.