Ish-presidenti i Neuralink-ut, investon në Synchron
Synchron synon trajtimin e paralizës, duke futur implantin ‘Stentrode’ në trurin e njeriut.
Ngjashëm me Neuralink, i cili gjithashtu planifikon të përdorë pajisje të implantuara për të ndihmuar në trajtimin e paralizës dhe të ngjajshme.
- Max Hodak, i cili u largua nga Neuralink vitin e kaluar, ka investuar në Synchron dhe i është bashkuar bordit këshillues.
“Unë zgjodha mundësinë për të punuar me ta” shkroi ai, duke thënë se nga teknologjia e kompanisë mund të përfitojë dhjetëra miliona pacientë.
Por ndryshe nga Neuralink, pajisja e të cilit implantohet duke shpuar kafkën, Synchron-i implanton pajisjen e saj nëpërmjet enëve të gjakut, të cilën Hodak e quajti “një ide ndryshe, vërtet elegante”.
Curious about how phil tweeted yesterday? check out how our motor neuroprosthesis works, including a demo from Phil: https://t.co/iZGydIVUOr #helloworld #bci
— Thomas Oxley (@tomoxl) December 23, 2021
Synchron ka provuar tashmë ‘Stentrode’ në katër pacientë dhe ka marrë lejen e Administratës së Ushqimit dhe Barnave për të nisur me prova klinike.
Kjo e vendos atë shumë më përpara se Neuralink.
Hodak u bë president i Neuralink-ut me 2017. Por largimi I tij siq deklaron “nuk ishte zgjedhja ime”, shkroi ai në një postim personal.
“Unë me të vërtetë nuk dua që kjo të interpretohet si një goditje të Neuralink-ut” tha Hodak në një email, raporton Blooomberg, duke shtuar se Hodak nuk ka shitur asnjë nga aksionet e tij të Neuralink.