Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Dollari Digjital, trajton 1.7 milionë transaksione në sekondë!

Përderisa zhvillimi i hovshëm Kinez nuk ka të ndalur, konkretisht hovi i monedhës digjitale të bankës saj qendrore (CBDC) të njohur si juani digjital, Rezervat Federale te SHBA-së arriti një sukses në testimin e modelit të dollarit digjital amerikan, duke arritur të trajtojë mbi 1.7 milionë transaksionet në sekondë!

Një raport i publikuar citon gjetjet fillestare të hulumtimit të kryer si një bashkëpunim midis Rezervave të Bostonit dhe Institutit të Teknologjisë në Massachusetts (MIT).

*Chart by:The Economist

I quajtur “Projekti Hamilton” raporti përshkruan një procesor transaksioni teorik me performancë të lartë dhe elastike për një CBDC që u zhvillua duke përdorur softuer kërkimor me burim të hapur të quajtur “Open CBDC”.

Sipas Raportit të Rezervave Federale, u krijua një motor përpunues thelbësor për një qëllim të përgjithshëm hipotetik, që prodhoi një bazë kodesh, të aftë për të trajtuar 1.7 milionë transaksione në sekondë.

Sipas Fed’s, shumica dërrmuese e transaksioneve arritën përfundimin e procesit në më pak se dy sekonda.

“Është thelbësore të kuptojmë se si teknologjitë në zhvillim mund të mbështesin inovacionet aktuale, dhe sfidat tjera” tha Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i  Rezervave Federale nga Boston, Jim Cunha.

“Ky bashkëpunim midis MIT dhe teknologëve tanë ka krijuar një model të shkallëzuar të kërkimit CBDC që na lejon të mësojmë më shumë rreth këtyre teknologjive dhe zgjedhjeve që duhen marrë parasysh kur hartojmë një CBDC.

Debati mbi krijimin e një dollari digjital ka të ngjarë të përqendrohet në shumë çështje të tjera duke përfshirë “nëse, apo si të miratohet një sistem pagesash bankare qendrore për Shtetet e Bashkuara’

Deklaroj  drejtori i Iniciativës për Monedhat Digjitale të MIT, Neha Narula

 

 

 

burime;Bostonfed/Bussines insider
foto:digital dollar