Stagnimi ekonomik dhe hiperinflacioni (rasti i ish -Jugosllavisë)
Rast Studimi; punuar nga Arsim.Ajeti
editor; arsim@thejournalbiz.com
Si ndodhi falimentimi I një ndër shteteve me më perspektivë në Evropën juglindore gjate viteve te 80-ta?
Cilësuar nga Banka Botërore( B B) dhe Fondi monetar ndërkombëtar ( FMN) si një treg me potencial te jashtëzakonshëm, të zhytet ne ciklin me flagrante te njohur ne bote për hiperinflacion!
Cato Instituti konstaton se, atëbotë YU, kishte probleme endemike me inflacionin, pasi që prodhimi i brendshëm, nuk korrespondonte me sasinë e parave që qarkullonin në treg, përderisa gatë periudhës njëzetvjeçare (1971–1991) norma e inflacionit në Jugosllavi ishte mesatarisht 76% në vit, ku vetëm vendet si Zaire dhe Brazili kishin rekorde më të këqija.
E tëra kjo, nën drejtimin e Josip Brzo Titos!? Po pra, përderisa ‘YU’ promovohej si treg me potencial të lart zhvillimor, pjesë e shteteve të pa inkuadruar, dhe me marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me shtetet perëndimore, dhe ato arabe, ku promovohej si vend ideal për investime, dhe e sigurt duke ndjekur globalizimin e tregut financiar dhe politikat neo-liberale.
Si rezultat, rrjedhat e kapitalit të huaj, u destinuan si hua ndërkombëtare, për vendet si Argjentina, Jugosllavia, Meksiko, nën pretekstin se këto tregje paraqesin “ekonomitë në zhvillim” për t’iu mundësuar atyre të nxisin eksportet dhe prodhimin duke akumuluar fitim!
E tëra mbeti një projekt në tentative, pasi shumica e tyre dështuan, ndërsa rasti me Jugosllavinë, e cila fill pastaj hyn në një cikël vet-shkatërrues politiko-shoqëror, është tregim në veti , dhe këtë tregim do shtjelloj përmes hulumtim kritik te inflacionit, qe sot na shfaqet, si pasojë e krizës se shkaktuar nga pandemia.
Hiperinflacioni, rëndom ndodh në një kohë kur sasia e parave në qarkullim rritet, e në anën tjetër, prodhimin i brendshëm bruto (PBB apo GDP) shënon rënie, si rrjedhoje, rënia e fuqisë blerëse nga prodhimi i tepërt i parave nga banka qendrore, është një arsye themelore e inflacionit
Sipas Z. Hanke, (ekspert financiar, në kabinetin qeverisëse së ish-Jugoslavise gjatë viteve të 90-ta ) shpjegon se nga viti 91’ deri më 98’ dinari u zhvlerësua 20 herë, dhe 22 zero u hoqën nga fuqia blerës monetare, që të jemi koherent me lexuesin, si shembull: një shumë e sotshëm prej 1000 euro, të zhvlerësohet ne rreth 105 euro aktuale, por propaganda e regjimit të atëhershëm, kamufloi rrezikun i cili vinte si një cunami financiar.
Banka Qendrore e ish YU, thjesht nuk arrinte të përballonte prodhimin e kartëmonedhave, që sistematikisht devalvonin , deri sa vjen me zgjidhje alternative, duke lëshuar,kuponë apo ‘Bono’ si zëvendësim, (shumë vende post-komuniste kishin raste të ngjashme), por këtu, komploti ishte të sabotohej qeveria, duke ngecur ekonominë, dhe krijuar krizë, si rezultat, Lufta ishte e pashmangshme.
Çfarë do të thotë kjo?
- Hanke, argumenton që kjo lëvizje sabotoi Markoviçin si kryeministër, pasi ai nuk arriti të zbatonte asnjë reformë ekonomike, dhe vendi ngeci në masë të madhe, ndërsa Dinari praktikisht humb vlerën
Si pasojë, luftërat filluan në Slloveni dhe Kroaci …pastaj Bosnje dhe Kosovë
– Në janar 1992, ish-Jugosllavia përjetoi hiperinflacionin (ndër më te ashpër në botë) ndërsa
– Në Prill 1992 fillon lufta në Bosnje dhe aty fillon edhe shpërbërja totale e Jugosllavisë se bashku me valutën nacionale
– Me 1994 thyhet rekordi, ku inflacionit ishte tronditëse,313 milion %
Disa, për fat të keq, besonin se dinari do të ri-kthehej, Bankat luajtën një rol ‘makiavelist’ duke proklamuar një fitim në kursimet 1 vjeçare, dhe shumë besuan ketë histori, dhe humbën gjithçka, pasi ‘Dinari tanimë ishte i pavlerë!
Vite më parë trajtova temën e ‘krizës venezuelase’ rruga drejt inflacionit ne ekonomiaonline pikërisht aty hasim në ngjashmëri (ne aspektin ideologjik) me ardhjen në pushtet të Millosehviq, dhe rrugës drejt hiperinfalcionit.
Prandaj, në kontekstin aktual ndoshta, ne do të jemi dëshmitarë të fenomenit “Mjellma e Zezë” koncept i përdorur nga filozofi N.Taleb i cili thotë “ngjarjet e caktuara kaotike, kanë pak gjasa të përsëriten, por nëse ndodhin, ato do të shkaktojnë pasoja të pa parashikueshme”
Pasi askush aktualisht nuk di saktësisht, sa inflacioni do të ndikojë në tregun global, dhe as që kemi ndonjë ide, sa kohë do të zgjasë pandemia dhe mutacionet (Delta, Alfa, Beta?)….përderisa flasim, Bloomberg, na njofton se portet më të mëdha tregtare punojnë me kapacitet të limituara.
Çfarë mund të mësojmë nga kjo?
Thënë thjesht, inflacioni është i paparashikueshëm, kur ngec prodhimi, fuqia blerëse bie, ndërsa banka qendrore prodhon monedha, për t’i mbajtur gjerat në balancë, paratë vazhdojnë të hyjnë ne treg, në anën tjetër, tregu nuk absorbon dhe kështu krijon ‘tepricë në furnizim’ apo çmimet të larta – prodhimit i ulët)
Prandaj, investimet alternative, aksionet, ari dhe disa asete digjitale u rritën gjatë krizës aktuale, pasi investitorët i frikësohen inflacionit, duke preferuar kurimet alternativë apo ‘ investimet me vlerë’ përderisa virusi të jetë në mesin tonë, edhe inflacioni do jetë aty pranë, si një ogur i zi i zhvillimit ekonomik.