Yamaha së shpejti me Skuterë Elektrikë
Yamaha Motor Corp. ka vendosur të zbulojë skuterin elektrik për tregjet elektrike, pasi prodhuesi japonez i motoçikletave kërkon të ofrojë produkte më atraktive për tregun
Yamaha do të ofrojë skuterë të vegjël në Evropë dhe do ti japë me qira, në BE dhe Azi, tha shefi ekzekutiv Yoshihiro Hidaka.
Tregu global për skuterat dhe motoçikletat elektrike është vendosur të zgjerohet me rreth 33% çdo vit nga viti 2021 deri në vitin 2030, sipas Quince Market Insights.
Yamaha dhe kompanitë e tjera të motoçikletave besojn se më shumë njerëz do të shmangin transportin publik në epokën e pandemisë, duke rritur kërkesën për biçikleta elektrike.
“Ka kërkesa për skuterë elektrik nga Evropa,” tha Hidaka, duke shtuar se pandemia, ka shtyrë qytetet evropiane të shtojnë më shumë vende parkimi për biçikleta në vend të makinave.
“Strukturat e qytetit po ndryshojnë kështu që ne po adoptojmë kërkesën e tregut”
Çmimi dhe modeli i skuterëve EV ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa modeli aktual i Yamaha, E-Vino kalon rreth 33 kilometra me një karikim të vetëm, sipas Yahmaha.
Ndërprerjet në zinxhirin global të furnizimit po rëndojnë situatën gjithashtu.
Ndërsa kërkesa është e madhe, inventarët janë të pakët dhe kompania duhet të kuptojë se si të prokurojë pjesë dhe të dorëzojë produktet, pasi që rritja e çmimeve të lëndëve të para si alumini, goma etj, ka të ngjarë të shtyjë fitimet, gjë që lë një derë të hapur për konkurrentët e tjerë që të konkurojne me skuter alternativë, me çmim mesatar dhe kualitet mesatar