Marrëveshja e Microsoft me Activision i lë lojtarët e Sony në dyshime
Microsoft Corp. njoftoi perë marrëveshje për blerjen e Activision Blizzard Inc. për 69 miliardë dollarë, por blerja e botuesit të lojërave do të thotë se ekskluzivitetet si Call of Duty dhe World of Warcraft do të jenë pjesë e paketës.
Marrëveshja më e madhe e teknologjisë ndonjëherë midis Microsoft dhe Activision duket e kryer, si dhe shtimi i titujve dhe zgjerimi ofertave për konsolën Xbox duke e shtyrë atë drejt dominimit tek tregjet të lojërave online.
Marrëveshja bën Microsoft-in kompaninë numër 3 të lojërave në botë ( mbrapa Tencent dhe Sony)
Mbetet misteri se si kjo marrëveshje mund të ndikojë tek lojtarët e Activision, veçanërisht për lojtarët që përdorin konzolat tjera, veçanërisht konsolën rivale të Sony Playstation.
Por ky është, në fakt sekreti i marrëveshjes së madhe; blerja që vjen me një akses premium në të gjithë titujt dhe ekskluzivitetet e lojërave, të gjithë titujt kryesorë në treg, si;
- Call of Duty
- World of Worldcraft
- Diablo janë lojërat më të luajtura në Sony PlayStation sipas WSJ
Spekulimet lindin natyrshëm; a do të kufizojë Microsoft aksesin në titujt e njohur në konsolën e tij në Xbox?
Ky mbetet misteri më i madh i lojtarëve në mbarë botën