Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

Youtube do të eksplorojë veçoritë e NFT

YouTube po eksploron shtimin e veçorive NFT për krijuesit e videove, thote CEO Susan Wojcicki.

Disa nga rivalët e ashpër të YouTube tashmë vetem se kanë hyrë në treg.
Twitter, kohët e fundit filloi t’i lejojë përdoruesit të postojnë NFT si foto profili dhe
Instagram thuhet se po punon në një ofertë të ngjashme, sipas Wall Street Journal.

Megjithëse, zonja Wojcicki nuk tha saktësisht se çfarë po planifikon ekipi i saj, ose kur, kjo shënon herën e parë që Youtube aprovon trendin NFT

*Kujtojm që NFT-të janë token që përfaqësojnë pronësinë e aseteve digjitale, si veprat e artit që njerëzit mund t’i blejnë ose shesin.

YouTube ju mundeson krijuesve të videove të fitojnë para përtej reklamave, duke shtuar mjete si pagesat dhe tregtinë elektronike

“Ne jemi gjithmonë të fokusuar në zgjerimin e ekosistemit të YouTube për t’i ndihmuar krijuesit të përfitojnë nga teknologjitë në zhvillim, duke përfshirë gjëra të tilla si NFT, ndërsa vazhdojmë të forcojmë dhe përmirësojmë përvojat që krijuesit dhe fansat kanë në YouTube,” shkroi ajo në letrën e saj vjetore, citon WSJ

  • Tutje Wojcicki përmendi gjithashtu prioritetet e YouTube;
    lojëra
    blerjet
    muzikë dhe
    shorts

 

 

 

burimi: WSJ/Financial Time